×
  • Lajme
  • Lajme

    Pulmologu kosovar tregon pasojat e Covid-19 te personat me sëmundje të mushkërive

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Numri i personave të infektuar me virusin Covid-19 në Kosovë po vazhdon të rritet edhe më shumë dita ditës.

    Kësisoj edhe numri i rasteve që po përfundojnë me fatalitet, po shënon rritje në vend.

    Ata që po rrezikohen më së shumti nga ky virus, vlerësohet të jenë personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike të mushkërive.

    Pulmologu Flamur Marku, ka treguar për Front Online, se edhe numri i personave me probleme në mushkëri, të cilët po infektohen nga virusi Covid-19 në vend, po shkon duke u rritur.

    Ai ka thënë se ky virus, po ua ngarkon edhe më shumë gjendjen shëndetësore atyre.

    “Ditëve të fundit ka pasur rritje të numrit të pacientëve me Covid të cilët janë të prekur nga problemet me mushkëri. Tek këta persona që kanë problem me mushkëri është situata më e ngarkuar”, ka theksuar ai për Front Online.

    Sipas tij, komplikimi më i madh i Covid-it është kur i prek mushkëritë ose kur shkakton pneumoni, ndezje të mushkërive, e cila ulë funksionin e mushkërive dhe ndikon në përkeqësimin e gjendjes së përgjithshme të organizmit.

    Personave me Covid po ua rëndon gjendjen shëndetësore ajri i ndotur

    Marku është shprehur se gjendjen me pandeminë, po e vështirëson edhe ndotja e ajrit në vend.

    Sipas tij, te personat me probleme kronike të mushkërive, është përkeqësuar edhe më shumë gjendja gjatë kësaj kohe, kur edhe është rritur niveli i ndotjes së ajrit.

    “Te personat me probleme kronike të mushkërive gjendja është përkeqësuar në këtë kohë. Ndërsa në rastin kur ata janë të prekur edhe nga virusi, kemi një gjendje edhe më të rënduar të tyre, në krahasim me personat që nuk kanë probleme të tilla kronike”, ka deklaruar ai për Front Online.

    Marku ka treguar edhe se si duhet të mbrohen qytetarët gjatë kësaj kohe kur niveli i ajrit të ndotur është i lartë.

    “Mbrojtja më e mirë nga ndotja e ambientit është përdorimi i maskave, e cila është obligim edhe për mbrojtjen nga virusi. Qytetarët duhet të qëndrojnë sa më shumë brenda. Ndërsa kur ju duhet të dalin, ata patjetër duhet të përdorin maska”, ka thënë ai për Front Online.

    Ai është shprehur se zakonisht nga problemet e mushkërive janë më shumë të prekura moshat e shtyra./Front Online/

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i...
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...
    Lajme29 Mars 2024
    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore...
    Të tjera
    Kronika29 Mars 2024
    Një grua ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, ka hyrë një person i dyshuar me...
    Kronika29 Mars 2024
    Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin për përgatitje të veprës penale “vrasje e rëndë”. Sipas raportit policor, i dyshuari me...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komunat e Luginës së Preshevës. Klan Kosova ka siguruar pamje...
    Lajme29 Mars 2024
    Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vota kundër Kosovës e Malit të Zi në Komitetin për Politikë dhe...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dy tërmete, njëri...
    Lajme29 Mars 2024
    Lidhur me çështjen e rrymës në veri për Front Online ka folur edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale të Mitrovicës Veriore, Nexhat Ugljani....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.