[wp-story]

Lajme

Publikohet marrëveshja, Gjermania ofron ekspertizën e saj për sigurimet shëndetësore në Kosovë (Dokument)

Publikohet marrëveshja, Gjermania ofron ekspertizën e saj për sigurimet shëndetësore në Kosovë (Dokument)
12:22 | 16 Korrik 2019

Kosova dhe Gjermania, respektivisht ministri i shëndetësisë së Kosovës Uran Ismaili dhe ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn kanë nënshkruar dje një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi në mes të dy vendeve, transmeton Zeri.info.

Në bazë të kësaj marrëveshje e cila është publikuar sot bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Gjermanisë do të orientohet në katër fusha kryesore. Fusha e parë dhe kryesore e këtij bashkëpunimi do të jetë ndihma dhe asistimi në funksionalizimin e plotë të Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Kjo pritet të bëhet përmes shkëmbimit të ekspertizës, informacionit dhe përvojave në lidhje me organizimin, strukturën dhe reformat në fushën e shëndetësisë, zeri.info.

Ndërkohë rritja e kapaciteteve menaxhuese në spitale përmes asistimit të ekspertëve gjermanë, kualifikimi i profesionistëve shëndetësorë, si dhe mbështetja e akreditimit dhe certifikimi i stafit shëndetësor janë tri fushat tjera të marrëveshjes.

Marrëveshja thotë se kjo mund të arrihet përmes shkëmbimit të ekspertëve, delegacioneve dhe personelit shëndetësor në fushën e shëndetësisë me qëllim të realizimit të trajnimeve afatshkurtra si përmirësimi i aftësive profesionale dhe konsulencës.

Në anën tjetër mbështetja e kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet fondacioneve, institucioneve dhe organizatave përkatëse do të mundësojnë një pjesë të implementimit të marrëveshjes.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera