×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet dokumenti nga komunikimi diplomatik mes Rugovës dhe britanikëve

    FrontOnline
    18 Nëntor 2021

    Daut Dauti ka publikuar për herë të parë disa dokumente nga komunikimi i ish presidentit historik Ibrahim Rugova me zyrtare britanik.

    Sipas Dautit këto dokumente ruhen në akrivat e zyrës jashtme të Britanisë në historinë e Rugovës.

    Për më shumë lexojeni të plotë pandërhyrje shkrimin:

    Këto dy letra ruhen në arkivin e Foreign Office-it britanik dhe kanë të bëjnë me Ibrahim Rugovën e për këtë arsye edhe me fillet e korrespondencës diplomatike të Kosovës. Letra e parë (e datës 6 dhjetor 1991) i është dërguar Douglas Hurd-it nga Ibrahim Rugova, i cili shkruan në cilësinë e kryetarit  të Këshillit Kordinues të partive politike të Kosovës, por edhe në emër të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.
    Ibrahim Rugova e falënderon vendimin e Bashkësisë Ekonomike Evropiane për sanksione ndaj Serbisë dhe Malit të Zi. Njëkohësisht edhe ankohet që këto masa do ta dëmtojnë popullin e Kosovës (më se 90% shqiptarë) dhe për këtë arsye, Rugova bënë me dije se Kosovës i duhet ndihmë. Letra është e shkruar mirë sikur të mos ishte një gabim te titulli apo funksioni i Dougllas Hurd-it, të cilit Rugova i drejtohet me titullin ministër. Në fakt, në këtë kohë Hurd ka qenë sekretar (foreign secretary) në qeverinë e Margaret Thatcher-it. Ai ka qenë ministër i shtetit për Evropë më herët.
    As atëherë e as sot shumica e politikanëve dhe gazetarëve në Kosovë nuk e kanë të qartë se në qeverinë britanike ka sekretarë dhe ministra. Por, sekretari është pozitë më e lartë se ministri. Por, kultura politike në Kosovë është e tillë sa që sekretari konsiderohet si punë administrative e që është në kundërshtim me rastin britanik. Pra, në këtë letër Douglas Hurd, del në pozitë më të ulët se që ka qenë në realitet. Në diplomaci ky nuk është gabim i vogël.
    Në letrën e dytë (data 12 dhjetor 1991) ambasada britanike në Beograd kërkon udhëzim  nga Foreign Office-i në Londër se si duhet bërë punës së letrës së Ibrahim Rugovës, i cili këtu cilësohet si pretendues shtetëror (përdoret shprehja diplomatike franceze ‘soi-disant’ që dmth i ashtuquajturi apo i vetëemëruari). Duhet t’i kthehet përgjigjigje apo jo? Nëse i kthehet përgjigjja, faktikisht ai do të njihej si kryetar së bashku me organet shtetërore të Kosovës. Kjo nuk duhet të ndodhë. Prandaj, ambasada britanike në Beograd i sugjeron Foreign Office-it në Londër se Rugova nuk duhet të injorohet tërësisht. Por, duhet t’i kthehet një përgjigje në ndonjë lloj forme sa për t’ia bërë me dije se letra ka ardhur në cak.
    Diplomacia është një lloj fizkulture që kërkon eskuivazhe në disa raste. Tashti është mirë që ambasadori britanik në Prishtinë nuk e ka këtë problem.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2024
    Në tubimin në Butler në shtetin e Pennsylvania derisa ish presidenti amerikan po mbante fjalim dëgjohen të shtëna rresht dhe sipas pamjeve...
    Lajme13 Korrik 2024
    NATO i dha fundit takimit të saj vjetor në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, duke festuar 75 vjetorin e formimit dhe marrë...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sllobodan Vukçeviq, ambasadori i Serbisë në Tiranë, ka thënë se Serbia është e gatshme të zhvillojë marrëdhënie në të gjitha fushat me...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës, e ka përkujtuar masakrën e Poklekut. Ai tha se Serbia me projektin e saj “Paktoi”, vrau edhe foshnje të...
    Lajme13 Korrik 2024
    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se rruga nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri te rrethi i...
    Lajme13 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka publikuar listën e plotë të zyrtarëve që i ka takuar gjatë vizitës së saj në Washington...
    Lajme13 Korrik 2024
    Sipas World Population Review, disa vende luftojnë më shumë me divorcin se të tjerët. Këto janë të dhënat për vitin 2022 dhe...
    Lajme13 Korrik 2024
    Shtetet e Bashkuara mirëpritën samitin me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s në kohë të trazuara politike. Ndërkohë që sulmet e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Është përfshirë nga zjarri një trafo e rrymës në fshatin Sopijë në Suharekë. “Rreth orës 16:45 në fshatin Sopijë përfshihet nga zjarri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.