×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pse të gjithë jemi bërë harrestarë kohëve të fundit

    FrontOnline
    25 Prill 2022

    Grant Shields po u ligjëronte 24 studentëe në një seminar kolegji javën e kaluar kur iu fik mendja. Ia kishte harruar emrin asistentit të tij.

    “U turpërova”, thotë Dr. Shields, i cili kishte menduar se i kishte dëgjuar studentët duke qeshur kur e kishte thënë emri ne gabuar, dhe pastaj kishte pasur probleme të këndellej. “D otë doja që kujtesa ime të ishte po aq e mirë sa ishte dikur”.

    Doktor Shields është 32-vjeçar. Ai është hulumtues i kujtesës. Dhe ai po ligjëronte se si ndikon stresi në njohje.

    Raste të shkurta dhe të përkohshme të harresës – ato ‘lapsuse mentale’ – po na ndodhin neve më shpesh këto ditë, thonë ekspertët e kujdesës. Po bëhet më e vështirë që t’i kujtojmë emrat e miqve dhe të bashkëpunëtorëve që s’i kemi parë që një kohë, fjalët duhet të na vijnë lehtë, edhe kur performojë gjëra rutinore që dikur dukeshin të natyrës së dytë.

    Po rrojmë në një tjetër moment të ndryshimit të madh, tash kur po kthehei në zyre, po krijojmë rutina të reja dhe po e formojmë bazën në një normalitet të ri (Edhe mos e harroni luftën e frikshme në Evorpë mbi të). Krejt ky ndryshim e konsumon energjinë njohëse, shpesh më shumë se sa që mendojmë ne, thonë neuroshkencëtarët. S’do mend pse nuk mund ta mbajmë mend se cfarë kemi ngrënë për kafjall. Mendjet tona po e kanë problem me momentet e tranzicionit.

    “Trutë tanë janë si kompjuterë me shumë tabë të hapur për momentin”, thotë Sara C. Mednick, neuroshkencëtare dhe profesoreshë e shkencave kognitive në Universitetin e Kalifornisë, Irvine. Kjo e ngadalëson fuqinë tonë proceduese, dhe memoria jonë është njëra prej zonave që e pëson”.

    Stresi kronik dhe kumulativ i dy vjetëve të fundit e ka bërë të vetën, po ashtu. Hulumtimi i udhëhequr nga Doktor Shields tregon që njerëzit që kanë përjetuar stresorë të rishtë në jetë kanë kujtesë të dëmtuar. Stresi ndikon negativisht në vëmendjen tonë dhe në gjumë, e që njashtu e prek edhe kujtesën. Dhe stresi kronik mund ta dëmtojë trurin dhe të shkaktojë probleme të mëtutjeshme të kujtesës, thotë Doktor Shields, një asistent profesor në departamentin e shkencës psikologjike në Universitetin e Arkansasit.

    Vërshimi me informata që vjen te ne nëpërmjet kanaleve të shumta po na e tollovitë trurin, njashtu. Ne jemi të tmerrshëm në kushtimi ne vëmendjes, duke rrëshiqtur në mënyrë konstante në ekranin e telefonit tonë teksa po bëjmë gjëra të tjera, e që neuroshkencëtarët thonë që e vështirëosn që t’i kodojmë kujtimet. Dhe është vështirë që të kujtosh dicka jashtë kontekstit, si për shembull emrin e kolegut të punës i cili papritmas na flet fizikisht dhe jo në distancë përmes Zoomit.

    Pastaj është njëjtësia e jetëve tona gjatë pandemisë. Si pritet që ta kujtojmë një ngjarje specifike kur secila dite ishte e njëjtë me tjetrën?

    “Kujtimet përfitojnë nga të rejat”, htotë Zachairah Reagh, një shkencëtar kgonitiv dhe asistent profesor i shkencave psikologjike dhe të trurit në Ëashington University në St. Louis. “Kur të gjitha përovjat tona përzihen bashkë, është zor që ta kujtohmë ndonjërën porje tyre si të dallueshme”.

    Michelle Triant, 39-vjeçare, ua lë fajin dy vjetëve të kovidit për faktin që e kishte harruar emrin e një pjese të turpit të saj. Kur bija e saj katërvjeçare e kishte pyetur: “Nënë, a jam rritur në stomakun tnëd?”, Triant e kishte parë si mundësi për ligjëratë anatomie dhe kishte filluar ta shpjegojë. “Jo zemër, ti në fakt je rritur në…” por i ishte fikur mendja. Ajo kishte belbëzuar për një moment duke shpresuar që ta gjejë fjalën e duhur.

    Mirëpo vajza tjetër e saj, shtatëvjeçare, kishte thënë: “E ka fjalën për mitrën”, i ishte drejtuar motrës së saj të vogël. “Bebet rriten në mitrën e nënës por barku i saj rritet andaj kjo shkakton huti”.

    “Oh, të kesh kujtesë si nxënëse e klasës së parë”, thotë Triant që jeton në Spokane Valley të Uashingtonit.

    Kujtesa përkeqësohet me moshë, por shkenca mjekësore nuk e ka të qartë se kur. Njerëzit plaken kognitivisht në shkallë të ndryshme nga njëri-tjetri.

    Disa studime thonë që aftësitë e kujtesës e arrijnë majën në të njëzetat e njerëzve dhe fillojnë të bien gradualisht: disa sugjerojnë që rënia më e dukshme ndodh rreth moshës 60-vjeçare, thotë doktor Reagh. Nëse jeni të shqetësuar për kujtesën tuaj, ju duhet ta vizitoni mjekun, posaçërisht nëse njerëzit tjerë e vënë re humbjen tuaj të kujtesës.

    Këto gjëra rekomandohen për ta përforcuar kujtesën tuaj:

    Mos e sforconi. Duke e sforcuar veten tuaj për të kujtuar diçka është kundërproduktive. Do të frustroheni dhe ai frustrim do t’ia lejojë pjesës suaj emocionale që t’i mbizotërojë pjesët e trurit tuaj që i ruajnë kujtimet, thotë Jennifer Kilkus, një psikologe klinike dhe asistente e psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë në Yale. Lëre të ikën për ca; merr frymë të thellë dhe qetësoje trurin dhe provo sërish më vonë.

    Ndalo së bëri shumë gjëra në të njëjtën kohë. Është zor që të kujtosh diçka, ose që t’i përkushtosh dicka kujtesës pikë së pari, kur je duke bërë dy gjëra në të njëjtën kohë, thotë doktor Kilkus. Andaj largojeni telefonin. Kjo do t’ju ndihmojë që ta lehtësoni barrën e informatës, po ashtu, Provoni që ta bëni vetëm një gjë. Kushtojini vëmendje punëve të vogla që tipikisht i bëni në autopilot, si për shembull larjen e dhëmbëve.

    “Kur e praktikoni kushtimin e vëmendjes në ato momente që nuk kanë rëndësi, do të jetë më e lehtë edhe në momentet kur ka rëndësi”, thotë Dr. Kilkus.

    Ndihmojeni trurin tuaj që të qetësohet. Kjo do ta forcojë lobin frontal, që është i përfshirë në kodimin dhe ruajtjen e kujtimeve, dhe po ashtu në rregullimin e stresit, thotë doktoresha Mednik. Mednik rekomandon meditim të përditshëm, joga, apo thjesht frymëmarrje të thellë dhe të ngadalshme për 10 minuta në ditë. Dilni për ecje, preferueshëm në natyrë. Lidhuni me të afërmit tuaj – bëni muhabet, bëni seks, përqafohuni. Intimiteti e redukton stresin duke na bërë që të ndihemi të sigurt dhe nën kujdes, thotë Mednik. Dhe flini. Kjo i pastron toksina në trurin tuaj që mund ta bllokojnë procesin tuaj mendor, thotë ajo.

    Kini prezencë sociale. Kushtojini vëmendjen e plotë njerëzve kur flisni me ta. Duke e bërë këtë gjë, do t’ju bëjë që ta kujtoni atë që doni ta thoni në bisedë –sepse truri juaj nuk do të shpërqendrohet apo të mbitaksohet – dhe kujtoni se çfarë është thënë, thotë Jeanine Turner, profesoreshë e komunikimit në Universitetin e Georgetoënit.

    Andaj, prapë: Largojeni telefonin. Fikeni televizorin. Dhe qartazi kushtojini vëmendje asaj që e thonë më të dashurit tuaj; mos prisni për radhën tuaj që të përgjigjeni.

    “Ne kemi nevojë që t’u qasemi secilës bisedë qëllimshëm”, thotë doktor Turner. “Nëse nuk kemi lidhje të thellë, si mund të presim ta kujtojmë se çfarë ka ndodhur”?

    Ky artikull është i Elizabeth Bernsetin, i publikuar në Wall Street Journal, dhe i përkthyer nga Klan Kosova.

    Nga Rubrika
    Lifestyle29 Nëntor 2024
    Problemet me lëkurën mund të trajtohen nëpërmjet kurave të ndryshme farmaceutike apo kozmetike, por përpara përdorimit të tyre ekspertët rekomandojnë trajtimet natyrale....
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2024
    Deputeti i Bundestagut gjerman, Michael Roth, sulmin e mbrëmshëm në Ibër Lepenc, e ka quajtur të ngjashëm me metodat ruse. Ai madje...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar pas incidentit të ndodhur të premten në Zubin Potok ku është dëmtuar kanali i...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në shoqërinë e shefit të AKI-së, Petrit Ajeti dhe bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm në veri...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Afrim Veseli, ish-kolonel i FSK-së, ka reaguar pas sulmit të ndodhur mbrëmë, duke kërkuar hetim ndërkombëtar për të zbardhur këtë akt të...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka dënuar si akte terrorist sulmin e një nate më parë në Zubin Potokb në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.