×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse sipas Paçarizit, Hashim Thaçi nuk duhet të japë dorëheqje nga posti i presidentit?!

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Analisti politik, Rrahman Paçarizi, thotë se presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk duhet të jap dorëheqje ndonëse ka shumë arsye për ta bërë këtë gjë.Paçarizi deklaroi se dorëheqja eventuale e Thaçit do të ishte pranim i shantazhit publik që po i bëhet me aktakuzën ende të pakonfirmuar nga Gjykata.Paçarizi mes tjerash thotë se funksioni i presidentit tashmë mbetet i izoluar.

    “Është e vërtetë që ekziston një aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, fakti që aktakuza ka të bëjë me kohën e luftës nuk mund ta arsyetoj rrethanën tjetër se ky është president”.
    “Publikimi i aktakuzës ende pa u konfirmuar pamar parasysh se çfarë do të ndodhë me të në të ardhmen kudo që njerëzit do të kërkojnë në internet emrin e Kosovës apo presidentit të Kosovës do tu shfaqet se presidenti i Kosovës është i akuzuar për krime të luftës dhe ky është një dëm i madh edhe për vendin”.“Thaçi dha ose jo dorëheqje është një person i izoluar tashmë, ai mund të vazhdoj të qëndrojë në postin e presidentit deri në shpalljen e vendimit të gjyqëtarit të procedurës paraprake që mund ta hedhë poshtë ose të kërkojë plotësim ose ta rrëzojë tërësisht aktakuzën e ngritur”.

    “Nëse vazhdon të mbetet president do të jetë vetëm formalisht pasi do të jetë i izoluar tërëisht dhe vështirë se dikush do ta takojë Thaçin në këtë cilësi nga zyrtarët ndërkombëtar, prandaj edhe mundësia për ta ushtru funksionin e tij është shumë e kufizuar”, KlanKosova.“Dorëheqja eventuale do të ishte pranim i këtij shantazhi publik që është bë sepse aktakuza është shpall dhe është arsyetuar në një mënyrë shumë të kontestueshme në një moment kur Thaçi po udhëtonte drejtë Washingtonit për të nisur procesin e dialogut që konsiderohej shumë i rëndësishëm sidomos për shkak të komponentës ekonomike që pritej të bëhej atje dhe ku u minu një proces i tërë i dialogut atje”.“Nuk mendoj se Thaçi duhet të jap dorëheqje ndonëse ka shumë arsye për ta bërë”.

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Në 25 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, ku mbeten të vrarë 25 pjesëtarë të UÇK-së dhe 22 civilë, janë bërë homazhe te...
    Lajme16 Prill 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se krijimi i pozitës së zëvendësatasheut në këtë ambasadë, është shenjë e bashkëpunimit...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfrereve, Hekuran Murati ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në takimet...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që ndodhi ditën e sotme në këtë qytet. Ai...
    Lajme16 Prill 2024
    Prokurori i krimeve të rënda në Pejë, Ersan Qavolli ka dhënë detajet e fundit lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të...
    Lajme16 Prill 2024
    Kanë përfunduar punimet e Komitetit Politik në Kuadër të Këshillit të Evropës ku u diskutuan amendamentet e propozuara për anëtarësimin e Kosovës...
    Lajme16 Prill 2024
    Nënkoloneli Oliver Palkowitsch është emëruar zëvendës Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, pozitë kjo e krijuar për herë të parë....
    Lajme16 Prill 2024
    Deputetja Mimoza Kusari ka reaguar pas vrasjes së gruas në Pejë mëngjesin e sotëm. Kusari ka thënë se kjo është alarmante dhe...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj është deklaruar rreth rastit të vrasjes së rëndë të një gruaje në Pejë. Ai tha se lidhur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.