×
  • Opinione
  • Opinione

    Pse nuk mjafton embargoja e Evropës ndaj naftës ruse?

    FrontOnline
    08 Qershor 2022

    Autori është një ekonomist rus, një profesor i ekonomisë në Instituts d’études politiques në Paris. Në vitet 2016–2019, ai ishte kryeekonomist në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

    Vladimir Putin ka nevojë për petrodollarë, dhe ato i duhen pikërisht tani. Shumë analistëprisnin që presidenti rus të shpallte zyrtarisht gjendjen e luftës me Ukrainës, një veprim që do të lejonte mobilizimin e plotë të forcave rezervë që ka Rusia.

    Por edhe pse Putin mund të dëshirojë të dërgojë më shumë ushtarë rusë në Ukrainë, ai nuk ka mundësi ta bëjë këtë. A do ta detyrojë embargoja e sapo–shpallur kundër naftës ruse nga Bashkimi Evropian, që t’i japë fund luftës? Aktualisht, Kremlini e ka zbutur shumëpropagandën e tij.

    Tani nuk po flet më për pushtimin e Kievit. Mesa duket synimi i vetëm i Putinit është pushtimi i rajonit lindor të Donbasit. Por edhe atje, Putin nuk e ka të sigurt fitoren, pasi Ukraina ka nisur të ashtuquajturin Operacion i Forcave të Përbashkëta, që përfshin njësitë e saj ushtarake më të trajnuara, dhe të armatosura gjithnjë e më shumë me pajisje të avancuara ushtarake perëndimore.

    Ndërkaq Rusia, ka humbur shumë nga pajisjet e saj moderne ushtarake, dhe sanksionet e forta perëndimore e kanë bërë të paaftë të rimbushë rezervat e saj. Me shumë pak opsione nëdispozicion, Rusia po hedh në betejë tanket e vjetra të epokës sovjetike.

    Mënyra e vetme se si Putini mund ta kompensojë mungesën e pajisjeve në terren, është nëpërmjet dërgimit të më shumë ushtarëve. Por përfshirja në luftë e rekrutëve të rinj, është një ide e papëlqyeshme në popull, ndaj Putin po paguan paguajë njerëz që të luftojnë për Rusinë.

    Thuhet se aktualisht rekrutët paguhet 3000-5000 dollarë në muaj. Por, vendimi i fundit për të hequr kufirin e moshës për rekrutët e ushtrisë, sugjeron se edhe perspektiva për të marrë njëpagë që është më e lartë sesa paga mesatare në Rusi, nuk po tërheq mjaftueshëm luftëtarë.

    Të dhënat buxhetore të publikuara së fundmi nga Ministria ruse e Financave, sugjerojnë se Putini nuk mund të përballojë shumë gjatë kostot në rritje të luftës. Së pari, të dhënat konfirmojnë se lufta ka qenë e shtrenjtë. Shpenzimet ushtarake janë rritur me thuajse 130 për qind muajin e kaluar, në 630 miliardë rubla (10.2 miliardë dollarë), ose 6 për qind e PBB-së vjetore në një bazë të përpjestuar.

    Të dhënat tregojnë gjithashtu se Rusia pati në prill një deficit fiskal prej më shumë se 260 miliardë rublash, ose 2.5 për qind të PBB-së së përpjesëtuar me shifrat vjetore. Ndërsa çmimet globale të naftës janë shumë të larta, Rusia e shet naftën e saj me një ulje të madhe –70 dollarë për fuçi për naftën e papërpunuar të Uraleve javët e fundit, 30 për qind nën çmimin e tregut – në një kohë që prodhimi i përgjithshëm pritet të bjerë këtë vit me 10 për qind.

    Ndërkohë, të ardhurat e tjera përveç hidrokarbureve kanë rënë, duke bërë që taksat e naftës dhe gazit të përbëjnë më shumë se 60 për qind të të ardhurave fiskale, krahasuar me më pak se 40 për qind një vit më parë. Varësia e Putinit nga petrodollarët nënkupton se duke shpallur një embargo mbi rreth 90 për qind të importeve të naftës ruse brenda 6-8 muajve të ardhshëm, Bashkimi Evropian po e godet Rusinë aty ku i dhemb vërtet.

    Tashmë është e sigurt se Putin do të përballet me një krizë të madhe fiskale brenda një viti, duke e bërë të vështirë vazhdimin e luftës së tij në Ukrainë, pa folur për mundësinë e pushtimit të ndonjë vendi tjetër. Por problemi është se embargoja do ta ndihmojë Putinin në një periudhë afatshkurtër.

    Vetëm lajmi i shpalljes së tij, ka shkaktuar tashmë rritje të çmimeve të naftës. Kjo është arsyeja pse Evropa duhet ta plotësojë embargon e saj ndaj naftës ruse me masa shtesë dhe të menjëhershme. Në këtë rast spikasin 2 opsione. I pari – i propozuar nga ekonomisti Ricardo Hausmann menjëherë pas pushtimit rus, dhe që të tjerët kanë treguar se mund të zbatohet me shpejtësi – është një tarifë e lartë për importet e naftës ruse.

    Kjo qasje ka shumë kuptim nga pikëpamja ekonomike. Çdo euro e shpenzuar për naftën ruse,e ndihmon Putinin të financojë luftën e tij në Ukrainë. Prandaj një pjesë e shumës së paguar nga blerësit e hidrokarbureve ruse, duhet të transferohet në Ukrainë si dëmshpërblim, ose të ruhet në një llogari bankare speciale, derisa Rusia t’i dëmshpërblejë zyrtarisht Ukrainën për dëmet e shkaktuara nga lufta.

    Por në një kohë kur familjet evropiane po përballen me kosto të larta të energjisë, politikanët nuk janë të interesuar të vendosin një taksë të re mbi naftën. Për këtë arsye, kryeministri italian Mario Draghi ka propozuar një zgjidhje alternative:vendosjen e një kufiri mbi çmimin e natës.

    Sipas këtij propozimi – të cilin Këshilli Evropian ka udhëzuar Komisionin për ta vlerësuar – vendet perëndimore do të paguajnë një çmim më të ulët për naftën dhe gazin rus, dhe do të vendosin sanksione dytësore ndaj palëve të treta që paguajnë më shumë.

    Kjo masë do të zbatohet menjëherë – të themi, në nivelin 70 dollarë për fuçi – dhe do të ulet me rreth 10 dollarë çdo muaj që vazhdon lufta. Është e vërtetë, që Putin mund të refuzojë të shesë naftën me këtë çmim. Por, duke pasur parasysh se ai tashmë është mjaft i dëshpëruar për t’i shitur Kinës dhe Indisë me ulje të madhe, dhe faktin që çmimet e sotme të energjisë itejkalojnë shumë kostot e prodhimit, kjo nuk duket se ka shumë të ngjarë të ndodhë.

    Përkundrazi, ndoshta Rusia do të vazhdonte furnizimin me naftë dhe gaz për blerësit perëndimorë me çmimin e kufizuar, ndërsa blerësit si Kina dhe India, nën kërcënimin e sanksioneve, nuk do të kishin asnjë arsye të paguanin më shumë. Kjo do të siguronte lehtësim për konsumatorët nga çmimet e larta të energjisë, dhe do të reduktonte ndjeshëm të ardhurat e Rusisë.

    Disa mund të pretendojnë se kufizimet e çmimeve shtrembërojnë stimujt, në këtë rast, nxitjenpër të nisur përdorimin e gjerë të burimeve të rinovueshme. Por ky argument vlen vetëm për një treg konkurrues. Në tregun e sotëm të naftës dhe gazit, çmimet i tejkalojnë shumë kostot dhe karteli global i naftës OPEC+ (që përfshin edhe Rusinë), kanë rënë dakord vetëm kohët e fundit që të rrisin prodhimin në korrik dhe gusht.

    Kompania e madhe ruse e gazit, Gazprom, ka të ngjarë të ketë mashtruar me çmimet në Evropë edhe para luftës. Një sjellje e tillë monopoliste garanton një kufizim të çmimit. Një argument tjetër që haset shpesh kundër një kufiri mbi çmimin, është se ai mund të nxisë lulëzimin e tregut të zi.

    Dhe ky është një rrezik real. Kompanitë energjetike evropiane kanë filluar tashmë të kombinojnë produktet ruse të naftës me të tjera – një “përzierje letoneze” – që të përfitojnë nga çmimet më të ulëta, ndërsa pretendojnë se e nuk mbështesin zyrtarisht makinerinëluftarake të Putinit.

    Në fakt këto kompani nuk po shkelin asnjë ligj. Nëse do të vendosej një kufi mbi çmimin e naftës, ai do të zbatohej. Duke pasur parasysh zemërimin publik ndaj luftës së Rusisë nëUkrainë, përkushtimin e Perëndimit ndaj sanksioneve dytësore, por edhe shtimin e investigimeve nga qytetarët që mbështeten tek burimet e hapura të inteligjencës, do të ishte shumë e vështirë, në mos e pamundur, shkelja e një rregullore të tilla pa u ndëshkuar.Embargoja që ka vendosur së fundmi BE ndaj naftës ruse do ta dëmtojë Putinin, por kjo nuk do të ndodhë shumë shpejt. Prandaj Evropa duhet të vendosë menjëherë një kufi mbi çmimine naftës dhe gazit rus.

    Shënim: Sergei Guriev, ish-kryekonomist i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH). Aktualisht është profesor i ekonomisë në Universitetin Sciences Po në Paris.

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Opinione18 Prill 2024
    Burimi: The Guardian (Titulli origjinal: Netanyahu faces tough questions on Iran – because we Israelis don’t need any more forever wars) Shkruan:...
    Opinione17 Prill 2024
    Nga Xhezair Zaganjori: Pak ditë më parë, më 9 prill 2024, Dhoma e Madhe e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut...
    Opinione16 Prill 2024
    Nga Shlomo Ben-Ami: E ndodhur përballë kërcënimit të një fitoreje ruse në Ukrainë, Evropa duhet të vendosë se si të përballet me...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend. Anëtarët...
    Vip19 Prill 2024
    Në shtëpinë e zhurmshe të “Big Brother Vip Albania”, tensionet nuk janë të reja, por duket se mbrëmja e djeshme ka sjellë...
    Sport19 Prill 2024
    Ferizaj ka regjistruar fitoren e tretë rresht, për të vazhduar kryesimin në Grupin të Ligës së Parë. Skuadra e drejtuar nga Arsim...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin...
    Kronika19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit I.R. meqë dyshohet se kishte detyruar një të mitur...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur “të korruptuar” dhe “mashtrues” kryeministrin Albin Kurti. Përmes një reagimi në facebook, Lekaj thotë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.