[wp-story]

Lajme

Pse nuk hyri e vetme në zgjedhje PSD-ja?

Pse nuk hyri e vetme në zgjedhje PSD-ja?
08:19 | 05 Shtator 2019

Nënkryetari i PSD-së, Dukagjin Gorani, ka treguar arsyet se pse pranuan ofertën e kryetarit të AAK-së për të hyrë në koalicion për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai në Analiza Zgjedhore në Klan Kosova tha se përmes këtij koalicioni synojnë që të sfidojnë veten edhe në qeverisje dhe jo vetëm në Kuvend.

“PSD ka dashur në fillim që të shkojë e vetme në zgjedhje. Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt ne kemi filluar të organizohemi për zgjedhje me bindje që duhet të shkojmë vetë. Ndërkohë vjen një ofertë që është përmendur edhe më herët nga Haradinaj si preferencë”.

“Pra një qasje e tillë konstruktive e përbën një bazë të mundshme për bashkëpunim. Pasi që jep dorëheqje vjen dhe e ofron mundësinë për koalicion. Për neve kanë qenë dy mundësi dhe kemi qenë në dilemë për qëllimin tonë. Të hymë në Kuvend apo të qeverisim?”.

“Nëse shkojmë vetë ne do të kishim kapërcyer pragun apo edhe të ishin ftuar në Kuvend. Në koalicion ofrohet sfida e vërtetë ku edhe të mundësohet besimit. Pra testi i vërtetë është veprimi dhe kjo nënkupton ekzekutivin”.

Gorani ka mohuar se kanë pasë negociata me Nismën dhe LDK-në./Front Online/

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera