×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse i kapi ankthi Vuçiqin e Putinin nga kandidatura e Haradinajt për President?

    FrontOnline
    12 Shkurt 2021

    Menjëherë pas shpalljes së kandidaturës së Ramush Haradinajt për President të Kosovës, në Beograd u ndje një sjellje ndryshe e liderit autoritar Aleksandar Vuçiq, i cili nisi ta shpreh parehatinë e tij edhe me deklarata kundrejt Kosovës. Parehatinë e shpreh edhe shteti rus.

    Arsyeja se përse shqetësohen kaq shumë serbët dhe rusët, është e kaluara e Haradinajt. Ai është një prej gjeneralëve më të shquar të UÇK-së, i cili me ushtarët e tij arriti të kryej shumë sulme të suksesshme kundrejt forcave serbe.

    Fakti se prapa jetës së tij qëndrojnë shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fakti se ai vjen nga një familje patriotike, që ka dhënë njerëz e përpjekje të pandalura për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, e bëjnë atë të papërshtatshëm, të pakompromis e të pakorruptueshëm te çështjet kombëtare.

    E sidomos kur dikush si Haradinaj flet për bashkimin kombëtar, kjo është një goditje për Serbinë dhe Rusinë, sepse kuptohet vetvetiu që qëllimi është serioz, sikurse që ishte lufta për çlirimin e Kosovës.

    Haradinaj doli në skenën politike si kandidat për President të Kosovës, duke thënë se prioritet i tij do të jetë siguria, një fushë që më së shumti Kosovës i cenohet nga Serbia.

    Haradinaj, në deklaratat e tij potencon shpesh e më shpesh që synimet e tij si President do të jenë jenë anëtarësimi në NATO si prioriteti kryesor si dhe profesionalizimi i mëtejmë i Ushtrisë së Kosovës, që u bë gjatë mandatit të tij si Kryeministër.

    E nëse bota perëndimore nuk e pranon Kosovën në çerdhen e saj të sigurisë, për shkak të bllokadave nga Serbia e Rusia, atëherë – thotë ai – Kosova detyrohet të lëviz drejt krijimit të një Unioni të përbashkët me Shqipërinë.

    “Nëse në vitin 2024 nuk vërtetohet se Kosova është anëtare e OKB-së dhe nuk është bërë përparim drejt pranimit në OKB – 25 vjet pas luftës, një çerek shekulli që ja kemi dhënë aleatëve tanë që ta finalizojnë statusin ndërkombëtar të Kosovës si anëtare në OKB, NATO dhe drejt integrimit në BE – atëherë t’ia lejojmë qytetarëve të vendosin në referendum për bashkim me Shqipërinë, por në Union”, thotë Haradinaj.

    Ndaj këtyre deklaratave kishte reaguar menjëherë Presidenti Vuçiq, duke thënë se deklaratat e Haradinajt për Shqipëri të Madhe kërcënojnë rajonin dhe botën.

    “Ne nuk duhet të tërhiqemi nga kërcënimet. Le të të thonë shqiptarët çfarë të duan, ne do t’i japim një përgjigje të mira dhe adekuate”, thotë Vuçiq, i viktimizuar para BE-së.

    Ndaj deklaratave të kandidatit për President Haradinaj, reagoi edhe Moska, nën emrin e ministrit të saj të Jashtëm, Sergej Lavrov.

    “Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit”, shkruhej në reagimin e Ministrisë.

    Por Haradinaj, gjithmonë i ka përgjigjet e duhura për politikanët serbo-rusë.

    “Kur të bëhem president, me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën tuaj, ne do t’i themi lamtumirë Vuciqit. Pra, jepi Kosovë, mos e shtyni më, sepse nuk kemi kohë të presim, sepse ne tashmë kemi krijuar një ushtri dhe pavarësia e energjisë, ne po hapim rrugën për bashkim me Shqipërinë. Zgjedhjet, mos vononi, sepse ne po bëjmë punën tonë”, ishte nje pergjigje e Haradinajt.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.