Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pse disa njerëz nuk besojnë që COVID-19 ekziston? Ky është shpjegimi shkencor

    FrontOnline
    11 Gusht 2020

    Studimet shkencore thonë se njerëzit i peshojnë ndryshe kostot e menjëhershme me ato që vijnë më vonë

    Përgatitjet tona (si shtet dhe komunitet) të pamjaftueshme për një pandemi, pavarësisht një sërë treguesish se ajo do të vinte dhe përpjekjet tona të vazhdueshme për t’iu rikthyer normalitetit, megjithëse provat e qarta historike tregojnë se duke bërë këtë, thjesht e zgjasim më shumë pandeminë, duke bërë që situata të vazhdojë të jetë anormale për një kohë më të gjatë.

    Truri ynë ka edhe një problem tjetër gjatë pandemisë. Ne kemi evoluar për tu marrë me “rreziqe të qarta dhe të pranishme”. Evolucioni nuk na përgatiti për tu përballur me një rrezik të padukshëm, që ndonjëherë i shfaq simptomat më vonë dhe herë të tjera, nuk shfaq asnjë.

    Për më tepër, pasojat e infektimit me koronavirus nuk janë absolute dhe nuk përhapen në mënyrë të barabartë në gjithë popullsinë. Madje, statistikat tregojnë se probabiliteti aktual i vdekjes nuk është shumë i lartë, kështu që ne e hedhim poshtë atë pasojë që nuk vlen për ne – fenomen ky, i njohur si “zbritje e mundësisë”.

    Mungesa e simptomave të menjëhershme dhe probabiliteti (relativisht) i ulët i vdekjes do të thotë që truri ynë nuk e merr kërcënimin aq seriozisht sa duhet.

    Përtej kësaj, kur bëhet fjalë për çështje me rëndësi ndërkombëtare, siç janë pandemitë, ne presim që të mbështetemi te shkencëtarët dhe autoritetet shëndetësore për të na treguar faktet, dhe tek qeveria për të siguruar udhëheqjen dhe ndihmën e duhur.

    Pa udhëzime të qarta nga qeveria, shumë prej nesh do të kontrollohen nga dëshira individuale për “shpërblime” të menjëhershme: kënaqësia e një feste ose mbledhja shoqërore, ndjenja e normalitetit nga një hundë dhe gojë e pambuluar. Kështu, injorohen pasojat e mundshme që do të shfaqen më vonë.

    Të kuptuarit se si truri ynë funksionon, mund të na ndihmojë të jemi më efektiv në përpjekjet tona për të luftuar koronavirusin dhe për të bërë zgjedhje më racionale. Të gjithë duhet të përqendrohemi më shumë në efektet ose shpërblimet afatgjata për sjelljen tonë sesa në efektet ose kënaqësitë afatshkurtra të veprimeve të caktuara.

    Kjo analizë u realizua nga Edward Wasserman, profesor i shkencave psikologjike dhe i studimit të trurit në Universitetin e Iowa-s dhe Thomas Zentall, profesor i psikologjisë në Universitetin e Kentucky-t.

    Burimi: NBC News, Anabel

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    Albin Kurti është përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur dje në Zveçan, ka theksuar i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë, Petar...
    Bota/Rajoni30 Maj 2023
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka takuar ambasadorët e vendeve të QUINT-it, në takim morën pjesë ambasadorët e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...
    Bota/Rajoni29 Maj 2023
    Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi të hënën se Spanja do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 23 korrik. Ky...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2023
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, theksoi se BE-ja dënon fuqishëm “dhunën tronditëse në...
    Lajme30 Maj 2023
    Mediat serbe janë hedhur në sulm ndaj Aleksandër Vuçiç. Në veri të Kosovës tensionet janë rritur ndjeshëm dhe frika e konfliktit të...
    Lajme30 Maj 2023
    Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar sot rreth zhvillimeve të fundit në veri dhe lëndimit të 25 pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan...
    Lajme30 Maj 2023
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë të ditur se ai sot s’ka dalur në zyrën qendrore të kësaj komune....
    Lajme30 Maj 2023
    Dhjetëra protestues janë mbledhur në Zveçan. Rrugët janë të mbushura me gjësende të cilat u hodhën një ditë më parë nga protestuesit....
    Lajme29 Maj 2023
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se bandat e organizuara kriminale serbe të cilat udhëhiqen nga Vuçiq nuk do të tolerohen. Ajo...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.