Derisa numri i burrave dhe grave është pothuajse i njëjtë, familjet që kanë fëmijë të vetëm një gjinie, i habisin njerëzit.
Më poshtë gjeni disa pretendime se pse ndodh një gjë e tillë.
Në kohë stresi janë më të shpeshta foshnjat femra
Megjithatë, shkencëtarët kanë gjetur disa faktorë që mund të ndikojnë në gjininë. Është vërtetuar se pas periudhave stresuese, si fatkeqësitë natyrore, raporti gjinor do të ndryshojë, duke pasur më shumë vajza të porsalindura. Mund të jetë për shkak të stresit ndaj të cilit janë ekspozuar nënat.
Ngrënia e ushqimeve specifike mund të çojë në shanse më të larta për të pasur një vajzë
Është vërtetuar se ngrënia e disa ushqimeve rrit shanset për të lindur një vajzë. Për shembull, reduktimi i kripës dhe ngrënia e shumë produkteve të qumështit, mund të rrisë shanset për të pasur një vajzë. Nga ana tjetër, nënat, dieta e të cilave është e mbushur me ushqime të pasura me natrium dhe kalium, kanë më shumë gjasa të lindin djem, përcjell Klankosova.tv
Gjinia përcaktohet nga babai
Derisa disa njerëz besojnë se gjinia e një fëmije varet nga nëna, sepse është ajo që e mbart atë, në realitet, është në duart e babait. Meqenëse sperma mbart kromozome për të dy gjinitë, disa spermatozoa mbajnë kromozome X për vajzat, ndërsa të tjerat bartin kromozome Y për djemtë. Ndërsa një grua mbart dy kromozome X, gjinia e një të porsalinduri varet nga cili spermatozoid (X ose Y) hyn në vezën e femrës.