×
  • Opinione
  • Opinione

    Pse Berisha heziton të regjistrojë një parti të re?

    Mero Baze
    14 Shtator 2023

    Nga Mero Baze

    Presioni në rritje nga brenda “Foltores” mbi Berishën për të regjistruar një parti të re është rritur, ndërsa vendosmëria e Berishës për të mos e hedhur atë hap vazhdon të jetë e njëjtë.

    Nuk është arsye fuqia e logos apo emrit të PD. Vet Berisha e ka provuar në dy gara, në atë të 6 Marsit dhe 14 majit, se logoja për të nuk ka rëndësi, pasi ai e ka marrë përsëri shumicën e opozitës.

    Pjesën tjetër që e humbet nuk e ka prej logos, por prej distancës që ajo pjesë e opozitës ka me Berishën. Pra në një farë mënyre logo është vetë Berisha.

    Kështu që arsyetimi se nuk na duhet logo e PD, pasi humbasim vota, është alibi. Logoja e PD ishte më pak e votuara më 14 Maj edhe për shkak se nuk dolën në fushatë, por dhe për shkak se opozita në shumicë ka shkuar pas Berishës.

    Berisha e fsheh arsyen e vërtetë përse nuk do një logo të re, dhe arsyeja është Ilir Meta.

    Nëse Berisha regjistron një parti të re, atij do ti duhet të ndahet me letra me Ilir Metën dhe secili të ketë partinë e tij. Kjo e rrit në maksimum mundësinë që Ilir Meta mund t’i ikë nga koalicioni dhe të bëhet me palën tjetër ose të rrije më vete, çka është pushkatim politik për Berishën.

    Duke mos regjistruar logo të re, duke qëndruar si viktimë e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës “që e kanë lënë pa logo dhe vulë”, Berisha në fakt ka gjetur një alibi të qëndrojë me Ilir Metën dhe ta mbajë atë si një zot shtëpie me letra.

    Nga kjo aleancë, Meta fiton shumë pasi përveçse ndihmon Berishën, ai vetë merr fuqinë e një partie të madhe dhe po fiton komisionet në shumicë në emër të opozitës.

    Duke qenë se a përfaqëson formalisht opozitën, ka dhe një rritje të elektoratit opozitar që lëviz në drejtim të partisë së tij.
    Pra e vetmja mënyrë që Berisha ta shpërblejë ilir Metën duke e integruar partinë e tij benda partisë së Ilir Metës, është të mos regjistrojë parti të re dhe të bëjë sikur këtë të keqe e ka nga Edi Rama apo Lulzim Basha. Në fakt kjo është strategji e tij.

    E vetmja mënyrë se se ai ta bëjë ilir Metën pjesë të partisë së tij dhe në finale të kenë një emër të përbashkët që po e eksperimentojnë për herë të tretë në Kukës në një fletë votimi, është të mos regjistrojë një parti të re, derisa të gjithë të mësohen me idenë që dhe kur të vdesë Berisha kemi Metën. Kështu ka siguruar të tashmen dhe të ardhmen e partisë së tij me Ilir Metën. Kuptohet në opozitë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Opinione26 Shtator 2023
    Nga Artan Fuga Nuk ka shqiptar që e do popullin e tij mos ndjejë dhimbje për ruajtësin e rendit vrarë nga komandoja...
    Opinione25 Shtator 2023
    Kosova mori një fitore të papritur, por të merituar, kur ishte në një ditë të keqe për shkak të lodhjes së Perëndimit...
    Opinione24 Shtator 2023
    Nga Christian Edwards Kur Rusia pushtoi Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian përshpejtuan kthesën e tyre drejt Serbisë. Në vend që...
    Të tjera
    Lajme26 Shtator 2023
    Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot në Beograd se sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjska është një “ngjarje...
    Vip26 Shtator 2023
    Ana Kabashi është mjaftë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon foto të ndryshme, e njëra ndër ta është edhe kjo e fundit....
    Vip26 Shtator 2023
    Klea Huta ka përjetuar diçka të çuditshme dje. Moderatorja tha se një gjë e tillë nuk i kishte ndodhur kurrë më parë....
    Lajme26 Shtator 2023
    Dëshmitari i 27-të në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës e...
    Kronika26 Shtator 2023
    Një person në fshatin Korishë të Prizrenit ka raportuar në polici se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në objekt,...
    Lajme26 Shtator 2023
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin zviceran në Kosovë, Thomas Kolly. “Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje Ambasadorit...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.