×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    PS në Shqipëri cakton kandidatët për kryebashkiakë

    FrontOnline
    29 Janar 2022

    Në një mbledhje e cila zgjati më pak se 1 orë, socialistët në Shqipëri zyrtarizuan emrat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit.

    Bastionin e së djathtës për shumë vite, Shkodrën,  socialistët do t’ja besojnë Majlinda Angonit, e cila aktualisht mban postin e Prefektes së qarkut, detyrë në të cilën është emëruar që në Shtator të 2020-ës.

    Për të fituar një nga qytetet më të mëdha në vend, Durrësin, Partia Socialiste do të hyjnë në garë me kryetaren aktuale në detyrë, Emirjana Sakon.

    Për Bashkinë Dibër, socialistët kanë zgjedhur Rrahim Spahiun një figurë jo të njohur në politikë.

    Në Vorë PS do të kandidojë Blerim Sherën, sërish një figurë jo aktive në politikë, ndërsa për Bashkinë e Rrogozhinës do të kandidojë Edison Memolla, i cili është aktualisht në këtë detyrë.

    Lushnja është e vetmja bashki për të cilën socialistët nuk mundën të zyrtarizonin kandidatin. Drejtuesi politik i qarkut Taulant Balla tha se garuesi për 6 Marsin do të zgjidhet me anketim publik./Tv Klan

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.