Tashmë është bërë publike edhe lista e plotë e kandidatëve për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Lista përbëhet nga 110 kandidatë, dhe prijës i listës është Enver Hoxhaj, i pasuar nga Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Bedri Hamza, Memli Krasniqi e të tjerë.
Kësaj here PDK-ja është kujdesur që pothuajse të gjitha prurjet e reja t’i kandidojë për deputët për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Pjesë e listës janë edhe Asllan Bajrami me numër 59, Faton Abdullahu me numër 31, Ardian Kastrati me numër 32 dhe Arben Fetoshi me numër 41./FrontOnline/