×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Protesta të dhunshme në Napoli kundër masave anti covid

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Qindra njerëz dolën në rrugët e Napolit për të demonstruar përpara selisë së Rajonit të Kampanjas kundër shtetrrethimit dhe kundër hipotezës së një mbylljeje të dytë.Pati përplasje me policinë dhe bombola me gaz lotsjellës nga të dy anët, molotov dhe fishekzjarre.Protesta e dhunshme kishte protagonistë demonstrues të rinj në moshë të cilët iu përgjigjën një diskutimi që nisi në rrjetet sociale rreth njoftimit të një mbylljeje rajonale të bërë nga guvernatori De Luka.

    Më herët kishin protestuar paqësisht tregtarët dhe sipërmarrësit e vegjël kundër masave kufizuese, në Napoli dhe Salerno.Protestuesit mbanin në dorë disa banderola kundër De Lukas dhe qeverisë. “Ti na mbyll, ti na paguaj” dhe “Shëndeti është gjëja e parë, por pa para nuk mund të vendosësh masa” shkruhej në disa prej tyre.
    Prapa selisë së Rajonit, kishte momente të forta tensioni midis demonstruesve dhe policisë. Molotovë dhe bombola gazi u hodhën mbi agjentët. Një kamion karabinierie u godit gjithashtu dhe disa makina policie u sulmuan.

    Demonstruesit arritën të kapërcenin barrikadën e policisë dhe qindra prej tyre hodhën fishekzjarre dhe ndezën bomba tymi përpara ndërtesës ndërsa policia u përgjigj me një lëshim të dendur gazi lotësjellës. Shumë të rinj me skuter të cilët, duke sfiduar shtetrrethimin që filloi në orën 11:00, vrapuan në rrugë duke u rënë borive dhe duke bërtitur parrulla dhe fyerje kundër guvernatorit. /Opinion.al

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës. Kjo u bë e ditur...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Një autobus me rreth 60 pasagjerë u aksidentua në shtetin perëndimor të Gjermanisë Veriore-Vestfalia, duke lënë të lënduar 21 persona, njëri prej...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.