×
  • Lajme
  • Lajme

    Protesta për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit, veteranët e UÇK-së e ndryshojnë komplet planin

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së, në një konferencë për media kanë paralajmëruar mbajtjen e protestës të thirrur me datën 9 korrik edhe pse rekomandimi i IKSHPK’së për këtë organizatë ka qenë që tubimet masive është mirë të mos mbahen si pasojë e përhapjes së virusit.

    Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL-UÇK’së ka thënë se protesta do të mbahet duke ndërruar taktikë, në të gjitha degët e organizatës nëpër komuna, ku do të marrin pjesë deri 99 persona.

    “IKSHPK’ja na ka rekomanduar që këto dy javë, nuk preferohet tubime të tilla sepse rrezikojnë shëndetin e popullatës, prandaj ne menduan që protestën të mos e prolongojmë, por të mbahet më 9 korrik, por do t’i delegojmë kompetencat tek degët e OVL’së nëpër komuna duke ndërruar taktikë. Vendosëm që cdo komunë ka të drejtë të protestojë në ora 12 të dalin vetëm 99 persona, ushtarë ose veteranë të UÇK’së, që simbolizon vitin 1999”, ka thënë Haradinaj para mediave.

    Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli u ka bërë thirrje të shtunën OVL UÇK’së që të anulojnë protestën e thirrur më 9 korrik, për shkak të gjendjes në vend me pandiminë Covid-19.

    Por, OVL-UÇK ka refuzuar anulimin e protestës, duke ndryshuar planin e mbajtjes së saj.

    Protesta do të organizohet në të gjitha komunat e Kosovës, dhe jo vetëm në Prishtinë ashtu siç ishte planifikuar për një tubim gjithëpopullor.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2023
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se bashkë me Kryeshefin e Ndërmarrjes “Prishtina Parking”, Sokol Havollin, do t’i propozojnë...
    Lajme23 Shtator 2023
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë ditë më parë se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe...
    Lajme23 Shtator 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kanë përfunduar zgjedhjet edhe në 8 nëndegë në Prishtinë. Abdixhiku thotë...
    Të tjera
    Lajme23 Shtator 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kanë përfunduar zgjedhjet edhe në 8 nëndegë në Prishtinë. Abdixhiku thotë...
    Lajme23 Shtator 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, qysh pas krizës në veri, kishte bërë thirrje të shumta në drejtim të kryeministrit Albin Kurti për...
    Sport23 Shtator 2023
    Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova garuan sot në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Akili...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Personat që kanë vuajtur më gjatë prej COVID-19 – sëmundjes që e shkakton koronavirusi – kanë më shumë gjasa të përjetojnë dëmtim...
    Kronika23 Shtator 2023
    Një person ka raportuar se djali i tij para tre ditëve ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e tij....
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Personat që kanë vuajtur më gjatë prej COVID-19 – sëmundjes që e shkakton koronavirusi – kanë më shumë gjasa të përjetojnë dëmtim...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.