[wp-story]

Bota/Rajoni

Protesta e banorëve, Durrës, prej 10 ditësh asnjë vlerësim për pallatin

Protesta e banorëve, Durrës, prej 10 ditësh asnjë vlerësim për pallatin
16:31 | 05 Dhjetor 2019

Mbi 60 familje të një pallati 13-katesh në lagjen nr.5 të Durrësit kanë protestuar njëzëri në lidhje me mosreagimin e strukturave shtetërore për vlerësimin e pallatit të tyre.

Grupet e bashkisë kanë kryer thjesht një inspektim me sy të lirë, por askush nuk iu ka thënë si është gjendja e strukturës së këtij objekti dhe kjo ka bërë që banorët të jenë të paqartë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre, në një kohë që janë në ditën e 10 pas tërmetit të rëndë të 26 nëntorit.

Banorët shprehen se një pjesë e mureve të brendshme të këtij pallati ishin plasaritur që në tërmetin e 21 shtatorit, por që atëherë e deri më tani askush nuk ka bërë një raport zyrtar mbi gjendjen e pallatit. Ndërsa ndërtuesi ka ndërruar jetë rreth dy muaj më parë./Front Online/

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera