×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Propozohet orë policore në Maqedoni, Qeveria del vendim nesër

    FrontOnline
    08 Mars 2021

    Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, me propozimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive, sot në Shtabin Qendror për Koordinim të krizave propozoi futjen e orës policore nga ora 22:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit, në territorin e të gjithë Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

    Komisioni në mënyrë shtesë do të deklarohet se nga cila ditë do të fillojë ora policore dhe deri kur do të zgjasë.

    Ministri shpjegoi se ky propozim i Komisionit është për faktin se javët e fundit ka më shumë të infektuar për shkak të transmetimit të virusit përmes tubimeve, por edhe mosrespektimit të masave të paraqitura për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, mbajtjen e distancës dhe mos grupimit.

    Analizat e Komisionit përcaktuan që për shkak të mosrespektimit të masave, do të ketë raste të reja të të infektuarish, por edhe rritje të numrit të të hospitalizuarve, prandaj Komisioni konsideron se një masë e tillë rigoroze do të ketë efekt.

    Qeveria e RMV-së në seancën e nesërme do të duhet të vendosë për propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundjet Infektive.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Shtetet e fuqishme perëndimore, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca e Gjermania i kanë kërkuar edhe një herë kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme25 Prill 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Gjykimi do të rinis në...
    Lajme25 Prill 2024
    Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi...
    Lajme25 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presidentin e vendit. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pritet të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së,...
    Lajme25 Prill 2024
    Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot i vranët dhe vende-vende...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.