×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Propozohet gjendja e re e jashtëzakonshme në Republikën Çeke

    FrontOnline
    22 Nëntor 2021

    Ministri në largim i Shëndetësisë i Çekisë, Adam Vojtech, ka thënë se do të propozojë një gjendje të re të jashtëzakonshme, për t’u marrë me rritjen e rasteve me COVID-19 . Gjendja e jashtëzakonshme, ndër të tjera, do t’i lejojë autoritetet të vendosin studentë të mjekësisë në spitale.

    Kurse kufizimet e reja për të pavaksinuarit hynë në fuqi sot. Një test negativ PCR/antigjen nuk është më i mjaftueshëm për të hyrë në restorante dhe parukeri, apo për të ndjekur ngjarje sportive apo kulturore. Do të mjaftojë vetëm prova e vaksinimit ose shërimit nga COVID-19.

    Megjithatë, kryeministri në largim ka thënë se ndryshe nga Austria, nuk do të ketë asnjë bllokim të ri, shkruan BBC.

    Qeveria e re, e cila duhet të emërohet në dy javët e ardhshme, është shprehur gjithashtu kundër një bllokimi të ri, megjithëse tani ka deklarata kontradiktore nga anëtarët e ardhshëm të kabinetit për këtë çështje.

    Të dielën u regjistruan 8 mijë e 244 raste, shifra më e lartë për një ditë të diel, që nga fillimi i pandemisë. Ato pasojnë një rekord të ri prej më shumë se 23,000 rastesh në një ditë të vetme.

    Numri i njerëzve të hospitalizuar po rritet dhe disa kanë frikë se mund të përballen edhe një herë me shifrat maksimale të marsit, kur kishte nëntë mijë të shtruar në spital, dy mijë prej të cilëve në kujdes intensiv.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Ka pasur disa sinjale se më shumë kamionë dhe furnizime po mbërrijnë në Gazë, por Bashkimi Evropian nuk sheh përmirësim të mjaftueshëm...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi të hënën se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Donald Trump, pas shpalljes nga...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për progresin e madh që po e bën Shqipëria drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian....
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ka përfunduar autopsia e 27-vjeçarit që vdiq gjersa po arrestohej nga pesë zyrtarë policor në Lipjan por jo edhe raporti mbi të....
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “palaço”, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti. Ai ka thënë se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Një incident ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën “Kajtaz Rreci” në Skënderaj, ku një person i moshës madhore ka mbetur...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e Francës në Kosovë në rastin e 14 korrikut Ditës Kombëtare të Francës ka pritur zyrtarë të lartë shtetëorë e figura...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës i ka bërë një përmbledhje vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty janë përmbledhur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.