×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Propozohen masa të reja anti-COVID në Maqedoninë Veriore

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Komisioni i Sëmundjeve Infektive i Republikës së Maqedonisë së Veriut diskutoi për masa të reja shtrënguese kundër Covid-19, njofton Insajderi.

    Është shqyrtuar mundësia e kufizimit të kapaciteteve në transportin publik dhe kufizimi i punës së operatorëve ekonomik.

    Ministri i Shëndetësisë i RMV-së, Venko Filipçe, thotë se gjatë fundjavës do të analizohet pasqyra epidemiologjike në vend dhe në rast se trendi i rritjes së rasteve të reja vazhdon, fuqizimi i masave do të propozohet nga dita e hënë.

    “Mëngjesin e sotëm kemi dikutuar për paket shtesë për masa restriktive, që pas evolvimit të situatës ditëve në vijim dhe gjatë vikendit, nëse ka nevojë deri tek Qeveria do të propozohet paketi i ri të hënën”, tha Filipçe.

    Ministri Filipçe theksoi se si masa shtesë janë propozuar, ndalim i plotë i organizimit të ngjarjeve, shkurtimi i orarit të punës për të gjitha subjektet ekonomike deri në orën 23:00, transporti publik të punojë me kapacitet të përgjysmuar.

    Ndërkaq, kryeministri i këtij vendi, Zoran Zaev, i pyetur se si e komenton rritjen e rasteve të reja me Covid-19, theksoi se nuk mbështet një mbyllje të sërishme të vendit, por që qeveria do të respektojë të gjitha sugjerimet e Komisionit për Sëmundje Infektive.

    “Të gjithë sugjerimet e reja që do të vijnë nga Komisioni do t’i respektojmë, njëkohësisht, personalisht unë nuk jam mbështetësi i “LOCK DOWN”, nuk jam mbështetës i mbylljes, nuk jam mbështetës i orës policore, por jam mbështetës për gjithçka që do të mund ta ndalte përhapjen e infeksionit”, tha kryeministri Zaev duke shtuar se zgjidhje më e mirë do të ishte nëse të gjithë respektojmë masat aktuale kundër Covid-19.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Një aksident trafiku ka lënë të vdekur 45 persona në Afrikën e Jugut, pasi një autobus humbi kontrollin dhe ra nga një...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës i bashkohet Frontit Evropian. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së Kuvendit Qendror të kësaj partie. Pas...
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ajo që tronditi shumë një ekip ndërkombëtar mjekësh që vizitoi një spital në pjesën qendrore të Gazës, ishte numri i madh i...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.