×
  • Lajme
  • Lajme

    Pronarët e pishinave të pakënaqur: Është padrejtësi të punohet në një hektarë vend me vetëm 50 persona

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Masat e reja të qeverisë së Kosovës që ndalojnë grumbullimin e më shumë se 50 personave në ambiente afariste po shihen si padrejtësi nga pronarët e pishinave. Sipas tyre këto masa po paraqesin probleme serioze për aktivitetin e tyre biznesor.

    Naim Krasniqi, pronar i një pishine thotë se vendimi i qeverisë po i shkakton humbje financiare.

    “Mendojmë që na është bërë një padrejtësi e madhe. Një pishinë e madhe të punojë me 50 persona as shpenzimet ditore nuk mund t’i nxjerrë. Kemi punëtorët për t’i paguar, klorin, preparate tjera kimike, shpenzimet e rrymës. Me 50 persona ne mund të punojmë vetëm me humbje. Derisa në një autobusë hyjnë 50 persona, në një kafiç me 50 metra katrorë po ashtu qëndrojnë 50 persona ndërsa ne më një hektarë vend të punojmë me 50 persona është padrejtësi”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Naim Krasniqi.

    Ndërsa një tjetër pronarë i pishinës thotë se ky vendim ka ndikuar keq në imazhin e biznesit të tij.

    “Ata që kanë ardhur janë kthyer dhe siç po shihet edhe sot, vendimi i qeverisë na ka dëmtuar në imazh. Komuna ankohet se ende nuk ka marrë vendim nga inspektorati sanitar. Ne jemi ende në pritje”, deklaroi Xhavit Ratkoceri.

    Nga Drejtoria e Inspektoratit në Lipjan thonë se deri sa qeveria nuk merr ndonjë vendim për mbylljen e këtyre bizneseve as ata nuk do të marrin përgjegjësi për veprimet që bëjnë ato biznese.

    Shumë biznese janë ankuar se me masat e reja kufizuese është ngushtuar veprimtaria e tyre afariste.

    Rekomandime

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2023
    Ambasada amerikane në Beograd ka dënuar sulmet vrastare dhe terroriste që ngjanë dje ndaj Policisë së Kosovës nga një formacion i armatosur terrorist...
    Front TV25 Shtator 2023
    Me një grup kriminal serbë u ballafaqua në Banjskë të Zveçanit në mëngjesin e së dielës Policia e Kosovës. Rreshteri Afrim Bunjaku...
    Lajme25 Shtator 2023
    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë së rreth 30 persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2023
    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se grupi kriminal serb ishte organizuar nga Milan Radojçiqi. “Ky grup terrorist dyshohet...
    Lajme25 Shtator 2023
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës konfirmon për gjetjen e trupit të terroristit të katërt që mbeti i vrarë në sulmin ndaj...
    Lajme25 Shtator 2023
    Policia e Kosovës në mëngjesin e së dielës është sulmuar nga një grup kriminal serb në Banjskë të Zveçanit. Si pasojë e...
    Sport25 Shtator 2023
    Kosova i ka fituar gjashtë medalje në Kampionatin Ballkanik të Karatesë për seniorë dhe veteranë. Kjo garë u mbajt në Tiranë, ndërsa...
    Sport25 Shtator 2023
    Carlo Ancelotti ndihet fajtor për humbjen në derbi nga Atletico Madridi. Real Madridi u mposht 1:3 pasi bëri shumë gabime në mbrojtje....
    Sport25 Shtator 2023
    Gazmend Demolli e ka përmbyllur në mënyrën më të mirë kampionatin e sivjetmë në disiplinën malore. Anëtari i Prishtina Racing Team, është...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.