[wp-story]

Diaspora

PROMOVOHET LIBRI “SHQIPTARËT NË MAL TË ZI ~POPULL I RREZIKUAR”

PROMOVOHET LIBRI “SHQIPTARËT NË MAL TË ZI ~POPULL I RREZIKUAR”
07:27 | 13 Gusht 2019

Në qytetin e Ulqinit në prani të figurave politike të kulturës të artit dhe lexuesëve të shumtë të librit u promovua libri i publicistit, intelektualit dhe aktivistit të palodhur anamalas, që jeton dhe vepron në SHBA z.Xheladin Zeneli “SHQIPTARËT NËMAL TË ZI ~POPULL I RREZIKUAR” Xheladin Zeneli u lind në Anë të Malit [Komuna e Ulqinit], në vitin 1962.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse atë të mesme nê Ulqin. Studimet e larta për Turizëm dhe Hoteleri I përfundoi në univerzitetin e Sarajevës. Pas rënies së sistemit monist zgjidhet deputeti i parë nga Ana e Malit në zgjedhjet e para plurariste që u mbajtën më 9.12.1990.

Në vitin 1991 emigron në SHBA dhe që nga ajo kohë është angazhuar në veprimtarinë e disa organizatave të diasporës shqiptare. Xheladin Zeneli është ndër themeluesit e Shoqatës “Ana e Malit” që vepron në New Yuork dhe kryetar I saj në dy mandate.

Ka bashkëpunuar me organizatën lobiste Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane lidhur me ndërkomtarizimin e çështjes shqiptare në Mal të Zi. Ka qenë në cilësinë e anëtarit të delegacionit të kësaj organizate që vizitoi trevat shqiptare në Mal të Zi në vitin 2003. Ky delegacin ka realizuar mbledhjen e fakteve lidhur me gjendjen e shqiptarëve që jetojnë nê Mal të Zi dhe I cili ishte I udhëhequr nga kongresisti amerikan Tom Lantos.

Xheladin Zeneli ka marrur pjesë me prezantime dhe kumtesa që kanë të bëjnë me çështjen e shqiptarëve në Mal tê Zi në tubime e simpoziueme që janê organizuar në komunitetin shqiptar në SHBA.

“Shqiptarêt në Mal të Zi popull i rrezikuar “ është libri i dytë i Zheladin Zenelit.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera