[wp-story]

Kronika

Prokurorja në pushim vjetor, dështon gjykimi për keqpërdorim pozite

Prokurorja në pushim vjetor, dështon gjykimi për keqpërdorim pozite
15:48 | 06 Shtator 2019

Mungesa e prokurores së rastit, Dulina Hamiti, është bërë shkak që të dështojë seanca ndaj ish-analistit në Kreditimin Rural të Kosovës (KRK), Ilir Imeri, i cili është duke u akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka – Mekaj, deklaroi se prokurorja Hamiti e ka njoftuar gjykatën që nuk mund të prezantojë në seancën e së premtes, pasi që gjendet në pushim vjetor.

Ajo deklaroi se kanë kërkuar nga organi i akuzës që prokurorja të zëvendësohet së paku për këtë seancë, në mënyrë që të mos ky shqyrtim të mos shtyhet, meqenëse kanë pasur vështirësi të sigurojnë dëshmitarët.

Sa i përket anëtarit të trupit gjykues, Agim Kuçi, i cili nuk prezantonte në gjykatore, gjykatësja Kuka- Mekaj, bëri të ditur se është i zënë me një seancë, e meqë nuk ka kushte që të mbahet seanca, nuk e kanë ngarkuar që të paraqitej në sallë të gjykimit.

Ndryshe, të pranishëm ishin dëshmitarja Zyrafete Tasholli dhe përfaqësuesit e palës së dëmtuar, avokati Taulant Hodaj dhe Granit Mecinaj.

Seanca e ardhshme pritet të mbahet më 15 tetor, me fillim nga ora 9:30.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 26 qershor 2018, i akuzuari Ilir Imeri në cilësinë e personit zyrtar si analist kreditor në degën e Prishtinës, në institucionin mikro- financiar të Kreditimit Rural të Kosovës, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij.

Akti akuzues thotë se i njëjti duke vepruar në kundërshtim me Ligjin e Bankës Qendrore të Kosovës, nga muaji qershor 2016 deri në muajin tetor të po të njëjtit vit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për tjetrin ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtar.

Sipas aktakuzës, këtë e ka bërë duke iu shmangur procedurave ka nxjerrë jashtë zyrës dokumente zyrtare jo publike si marrëveshje e kolateralit- hipotekare dhe dokumente tjerë dhe duke lejuar që kjo marrëveshje të dal jashtë zyrave dhe të nënshkruhet nga vet palët kredimarrëse apo të tjerët.

Në këtë mënyrë, thuhet se i është mundësuar marrja e kredisë personave Zyrafete Tasholli, Dren Fushtica, Agon Gashi , Hamit Beka dhe Lorik Avdiu në shumë totale prej 13.700 euro , me të cilën shumë i ka shkaktuar dëm KRK-së. / Front Online /

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera