×
  • Kronika
  • Kronika

    Prokuroria:Nuk ka dyshime se në tragjedi u implikuan persona të tjerë

    FrontOnline
    10 Janar 2021

    Prokuroria Themelore e Gjilanit nuk ka dyshime se në tragjedinë e familjes Zuka nga Pozherani i Vitisë janë implikuar edhe persona të tjerë. Kryeprokurori Arben Kadriu, në një prononcim për Gazetën Express thotë se çifti dyshohet se kishin nisur procedurat për shkurorëzim, teksa thekson se familja e gjerë nuk ishin në dijeni se ata kishin probleme mes vete

    Një natë para Vitit të Ri 2021, kryefamiljari, Fetah Zuka, 45 vjeç, i privoi nga jeta gruan Makifiren dhe dy djemtë e tyre, 23 e 18 vjeç, Hamdiun e Arbërin. Familja kishte nënshtetësi zvicërane, ndërsa në Kosovë kishin ardhur pak ditë para se të ndodhte krimi.

    Lidhur me këtë ngjarje ka folur për Gazetën Express, Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, Arben Kadriu, i cili tha se atë natë shtëpia brenda është gjetur me gjak si pasojë e vrasjes së tre personave, ndërsa akti i vetëvrasjes është filmuar nga kamerat e sigurisë së shtëpisë.

    “Janë kamerat e sigurisë, e kanë kap imazhin e hyrjes në shtëpi dhe daljes. Nuk ka dyshime se janë të involvuar persona të tjerë në ngjarje. I zoti i shtëpisë dyshohet se i ka kryer vrasjet dhe aktin e vetëvrasjes. Akti i vetevrasjes është regjistruar nga kamerat e sigurisë. Shtëpia nga brenda ka qenë krejt gjak”, tha Kadriu të dielen për Gazetën Express.

    Tutje, kryeprokurori tha se çifti dyshohet se ishte në procedura të shkurorëzimit, ndërsa pak ditë para ngjarjes kishin ardhë në Kosovë. Ndërsa, për raportet e tyre bashkëshortore janë intervistuar familjarët e çiftit në Kosovë.

    “Kanë udhëtu nga Zvicra në Kosovë, dyshohet se çifti ka qenë në procedura të shkurorëzimit.Prindi dyshohet se ka vra bashkëshorten, dy djemtë, pastaj vetën. Trupat e pajetë janë dërguar për obduksion…Familjarët e tjerë nuk kanë pas njohuri që ata kanë pas probleme. Janë intervistuar familjarët, për njohuri rreth raporteve të tyre”, përfundoi ai.

    Një ditë pas tragjedisë, vëllai i Fetahut, kishte deklaruar se me vëllanë kanë kaluar shumë mirë dhe çdo natë kanë ngrënë darkën bashkë.

    Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë dhe vetëvrasje”, ndërsa Komuna e Vitisë e kishte shpallur një ditë zie për shkak të ngjarjes që tronditi vendin.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Kronika18 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për...
    Kronika18 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.H.,...
    Ekonomi18 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur sot aktakuzë kundër tetëmbëdhjetë  personave, për veprat penale nga kapitulli i...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.