×
  • Kronika
  • Kronika

    Prokuroria Speciale ngrit tjetër aktakuzë ndaj Burdushit, akuzohet për shpërlarje parash

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Prokuroria Speciale ngrit tjetër aktakuzë ndaj Burdushit, akuzohet për shpërlarje parash

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Hysni Peqanit, i njohur si “Burdushi”, për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, mbajtja në pronësi të armëve, si dhe shpëlarja e parave.

    Ndaj të vetëquajturit mjek popullor, Hysni Peqanit, që më parë është arrestuar nën akuzat për mashtri, është ngritur një tjetër aktakuzë.

    Kësaj radhe, Prokuroria Speciale akuzon atë edhe për mbajtje të armëve dhe shpërlarje të parave.

    Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit H.P. për shkak të veprave penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe për veprën penale “Shpëlarja e parave”.

    Prokuroria njofton se i pandehuri H.P. prej kohës së pavërtetuar, së paku nga data e regjistrimit të biznesit privat me aktivitetin primar “aktivitet e tjera të shëndetit të njeriut”, më 15 qershor 2005 deri më 26 korrik 2019, pa kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse, me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme, e me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore dhe ashtu i mjekon edhe sëmundjet më të rënda fizike dhe psikike dhe ndihmon në zgjidhjen e problemeve të ndryshme familjare, të dëmtarëve të cilët kanë kërkuar ndihmë, iu ka kryer trajtime të improvizuara, të kota, duke i vënë i pandehuri H.P. në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë t`i paguajnë shuma të ndryshme të parave nga 20€ deri në 3000€, ashtu që kjo vepër penale e vazhduar ka rezultuar me dobi pasurore të kundërligjshme prej rreth një milion euro (1.000.000). Me këto veprime i pandehuri H.P. ka kryer veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 262 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Mashtrimi në vazhdimësi” nga neni 335 paragrafi 5 të Kodit Penal.

    Po ashtu, i pandehuri H.P. në shtëpinë e tij pa autorizim përkatës ka mbajtur në pronësi dhe posedim armë, pistoletë të tipit “Girsan”, të kalibrit 9 mm, me dy karikatorë, 166 fishekë, si dhe një pushkë gjuetie të tipit “Super Campion”, dhe 55 fishekë, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për armët Nr. 03/L-143, të cilat janë gjetur dhe konfiskuar me rastin e kontrollit nga ana e policisë. Me këto veprime i pandehuri H.P. ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK.

    Gjithashtu, i pandehuri, H.P. duke e ditur se pasuria e tij buron nga aktivitetet kriminale, është e fituar me kryerjen e veprave penale, me qëllim të fshehjes së këtyre aktiviteteve dhe burimit të vërtetë të pasurisë, duke filluar nga viti 2006 parat e tilla i ka futur në sistem bankarë përmes deponimit të të hollave të gatshme, kryesisht me arsyetimin se ashtu i paguan këstet e kredive, e pastaj e ka kryer shtresimin – fshehjen e origjinës së tyre përmes transfereve bankare, ashtu që në fund i ka integruar duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme. Në këtë rast janë të sekuestruar sene të konsiderueshme të luajtshme dhe të paluajtshme. Me këto veprime i pandehuri H.P. ka kryer veprën penale “Shpëlarja e parave” nga neni 302 të KPRK lidhur me nenin 32 paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.1. të Ligjit nr. 03/L-96 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

    Ky rast nga Prokuroria Speciale është i shënjestruar si dhe i koduar “Mashtrimi”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Kronika25 Prill 2024
    Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjohur i kanë hapur me forcë shtëpinë e tij...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia në Vushtrri ka arrestuar vozitësin serb – shtetas i Serbisë, i cili në gjendje të dehur, me veturën e tij me...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia ka gjobitur shoferët që kanë drejtuar automjete të cilat janë të paregjistruara qe më shumë se 30 ditë. Ata janë gjobitur...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    IKSHPK apelon prindërit që të vaksinojnë fëmijët pasi çdo dozë e vaksinës ka rëndësi, sepse e rrit imunitetin dhe i mbron fëmijët...
    Lajme25 Prill 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton për Front Online se janë regjistruar 21 raste me Pertusis apo ndryshe siç njihet...
    Lajme25 Prill 2024
    Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave. Sipas Policisë rasti...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendësministri i pushtetit lokal, Arbër Vokrri e ka parë si një sukses mbajtjen e votimit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve...
    Lajme25 Prill 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta zbatojë marrëveshjen e planit franko-gjerman, përfshirë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.