[wp-story]

Lajme

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e shtetasit të huaj në Prishtinë

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e shtetasit të huaj në Prishtinë
13:44 | 26 Shkurt 2021

Prokuroria e Prishtinës është deklaruar për rastin që ka ndodhur në lagjen Ulpiana të kryeqytetit ku një person, shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në një shtëpi..

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin se pas pranimit të informatës nga policia për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari”, në lagjen Ulpiana, Prishtinë, prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë tjera relevante.

Brenda objektit të përfshirë nga zjarri është gjetur një person pa shenja jete.

Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti.​/Front Online/

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera