×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria merr në pyetje djalin e presidentit Gjukanoviq

    FrontOnline
    22 Tetor 2021

    Prokuroria e Posaçme në Mal të Zi të premten (22 tetor) e ka marrë në pyetje Bllazho Gjukanoviqin, djalin e presidentit Millo Gjukanoviq, kanë konfirmuar burime jozyrtare për Radion Evropa e Lirë.

    Rasti ka të bëjë me publikimin e dokumenteve Letrat e Pandorës, një rrjedhje masive dokumentesh që zbuloi se dhjetëra udhëheqës të mëparshëm dhe të tanishëm botërorë, plus qindra të tjerë kanë përdorur kompani jashtë vendeve të tyre, për të fshehur pasurinë.

    Qendra hulumtuese malazeze Mans, e cila ka marrë pjesë në hulumtimet për Letrat e Pandorës, ka thënë se presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe djali i tij, Bllazho, kanë nënshkruar marrëveshje të fshehta për menaxhimin e pasurisë në vitin 2012, duke u fshehur pas një rrjeti kompanish nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamaja dhe Gjibraltari.

    Kryeprokurori, Milivoje Katniq tha në një konferencë për shtyp më 21 tetor se do të kërkonte një deklaratë me shkrim nga presidenti malazez Millo Gjukanoviq në lidhje me rastin Pandora dhe se djali i tij Blazho Gjukanoviq do të thirret dhe do të merret në pyetje.

    “Deklarata me shkrim është e mundur, u ofrohet si mundësi zyrtarëve të lartë, jo për t’u privilegjuar apo ndarë nga të tjerët, por për të shmangur procedurën e kontrollit të ambienteve”, tha Katniq.

    Presidenti Gjukanoviq më herët ka konfirmuar se e ka themeluar kompaninë “Victoria Trust” në një kohë kur nuk ka qenë zyrtar, por se nuk ka pasur transaksione biznesi apo llogari bankare të hapura dhe se së pastaj pronësinë e asaj kompanie ia ka kaluar djalit të tij.

    Me rastin e këtij rasti, më 14 tetor është marrë në pyetje drejtoresha ekzekutive e MANS, Vanja Çaloviq.

    Kabineti i Gjukanoviqit më herët ka thënë se publikimi i qendrës Mans është një tjetër “përpjekje për të diskredituar presidentin e Malit të Zi dhe familjen e tij”.

    Në reagim thuhej se Gjukanoviq ka dhënë sqarime për aktivitetet e vitit 2012 dhe se pretendimet e organizatës Mans janë të pavërteta. /rel

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Sali Çekaj në 25-vjetorin e rënies. Haradinaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Votimi pro për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës nga Asambleja Parlamentare, e ka egërsuar qasjen e Serbisë ndaj shqiptarëve të...
    Lajme19 Prill 2024
    Me vendim të Komunës së Prishtinës të premten ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të...
    Të tjera
    Ekonomi19 Prill 2024
    840 mijë qytetarë kanë kaluar përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa periudha e njëjtë e vitit të kaluar ka qenë...
    Lajme19 Prill 2024
    Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj...
    Lajme19 Prill 2024
    Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se ka informacione se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet,...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke komentuar sjelljen e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës ka thënë se kjo është...
    Lajme19 Prill 2024
    Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, deklaron për Front Online se ka shumë faktorë që do të ndikojnë në votimet e së...
    Lajme19 Prill 2024
    Delegacioni i Bankës Qendrore të Kosovës, i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, është takuar në Washington D.C. për diskutime konstruktive, me zyrtarë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.