×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon paraburgim për të pandehurin për laboratorin e drogës në Leposaviq

    FrontOnline
    26 Shkurt 2024

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar që të caktohet paraburgim për të pandehurin në lidhje me laboratorin e drogës në Leposaviq.

    “Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të pandehurin R.V., pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale ‘Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’ nga neni 268 lidhur me nenin 31 e 275, dhe ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ nga neni 272 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

    “I pandehuri, prej datës së pacaktuar e deri me datë 24 shkurt 2024, në shtëpinë e tij në fshatin Graniqane të Leposaviqit, pa autorizim ka prodhuar, kultivuar përpunuar dhe nxjerrë ose përgatitur substanca preparate që janë shpallur si narkotikë ose substanca psikotrope, në atë mënyrë që i pandehuri në shtëpinë e tij i ka përshtatur dy dhoma në laborator duke shfrytëzuar aparatura të llojeve të ndryshme ku ka arritur që të kultivojë dhe prodhojë bimë të ndryshme narkotike”.

    “Gjatë kontrollit nga policia në shtëpinë e të pandehurit, në njërën nga dhomat janë gjetur njëzetetre (23) saksi të mbjella me bimë të dyshuara të kanabisit me gjatësi 80.185 cm, llamba elektrike me nxemje elektrike, nxehëse që mban temperaturë konstante, foli alumini me të cilin ishte mbuluar dhoma dhe preparate për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa dhoma tjetër ishte djegur dhe janë vërejtur pajisjet e djegura që janë shfrytëzuar për kultivimin e bimëve narkotike”.

    Përndryshe personi në fjalë është në ndalim që nga 24 janari i këtij viti, teksa seanca dëgjimore ndaj tij pritet të mbahet sot.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryetari Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati i ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka folur për zhvillimin ekonomik të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, duke vlerësuar...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Në kuadër të organizimeve shtetërore për shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari,...
    Të tjera
    Lajme17 Shkurt 2025
    Turqia ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Pavarësisë. Ky shtet e ka quajtur Kosovën ‘vend mik’, përderisa janë zotuar se...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot dhe nesër do të qëndrojë në Kosovë. E lidhur me vizitën e tij, Policia e Kosovës...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, në përvjetorin e 17’të të pavarësisë së Kosovë e ka kujtuar babain e tij që po...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Analisti politik Halil Matoshi ka folur për “Front Online” lidhur me dështimet dhe sukseset në politikën e jashtme dhe të brendshme të...
    Lajme17 Shkurt 2025
    Ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka uruar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës duke thënë se vendi ka arritur të përmbushë ambicien...
    Bota/Rajoni17 Shkurt 2025
    Presidenti i PL-së, Ilir Meta, nga qelia i ka uruar Kosovës 17 vjetorin e Pavarësisë, duke e quajtur një shembull të shkëlqyer...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.