[wp-story]

Bota/Rajoni

Prokuroria kërkon hetimin e Niko Peleshit për helmin “Silikon Mix”

Prokuroria kërkon hetimin e Niko Peleshit për helmin “Silikon Mix”
19:02 | 04 Shtator 2019

Prokuroria e Përgjithshme kërkon hetimnga Prokuroria e Tiranës lidhur me një lajm të publikuar në media, sipas të cilit me urdhër të ish-Ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, janë hedhur në treg 4600 litra helm me emrin “Silikon Mix”.

Kërkesa e organit të përgjithshëm të akuzës mban datën 3 shtator 2019 dhe firmën e drejtores së kabinetit, Alketa Zifla.

“Ju dërgojmë për vlerësim ligjor sipas kompetencës të dhëna të printuara nga mediat audiovizive ku përfshihen dyshime në lidhje me shpërdorimin e  detyrës prej shtetasit Niko Peleshi. Konkretisht, nga publikimet e fundit, rezulton se ish-Ministri i Bujqësisë ka lëshuar në kundërshtimn me ligjin urdhrin për zhbllokimin e insekticidit “Silikon-Mix” i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve, me pasoja të dëmshme për shëndetin” thuhet në kërkesë, percjell Oranews.

Prokuroria e Përgjithshme kërkon gjithashtu nga Prokuroria e Tiranës informacion në lidhje me trajtimin e këtij rasti, pa cënuar sekretin hetimor.

Sipas toksikologëve, insekticidi “Silikon Mix” mund të shkaktojë ndryshme të ADN-së së njeriut, ndryshime të cilat më pas shoqërohen me keqformime fizike dhe mentale tek foshnjat e sapo ardhura në jetë.

Edhe Kontrolli i Lartë të Shtetit thotë se  urdhri i Niko Peleshit është i paligjshëm./Front Online/

 

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera