×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria fillon grumbullimin e informatave për vaksinat antiCOVID-19 në Veri të Kosovës

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2020

    Tashmë Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të nis hetimet për grumbullimin e informatave rreth hyrjes së vaksinave COVID-19 në Veri të Kosovës.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të grumbullojnë informatat për hyrjen e vaksinave në Veri të Mitrovicës. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicës, Valon Preteni.

    “Ju njoftojmë që pas shkrimeve në media të ndryshme në vend lidhur me futjen e vaksinës anti-covid nga Serbia, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka autorizuar Policinë e Kosovës që të grumbullojë informata për këtë çështje, në drejtim të veprave penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311 dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Preteni për KosovaPress.

    Ndërkaq, ai ka shtuar se varësisht nga hetimet, dhe në rast se vërtetohet që ka prova të mjaftueshme, atëherë Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të nisë hetimet penale rreth kësaj hyrjes së vaksinave në Veri të Mitrovicës.

    “Varësisht nga rezultatet e hetimit, nëse vërtetohet që ka prova të mjaftueshme atëherë Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të nisë edhe hetimet penale për këtë çështje”, theksoi Preteni.

    Kujtojmë që më 25 dhjetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se në Veri të Kosovës ka filluar vaksinimi kundër koronavirusit, me vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, e cila ka arritur në Serbi para disa ditësh.

    Më 26 dhjetor, përmes një deklarate për media, Qeveria në detyrë e Kosovës ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë në lidhje me këtë çështje, as përmes Zyrave Ndërlidhëse, as me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

    “Nëse këto vaksina kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barna”, është thënë në deklaratën e Qeverisë në detyrë të Kosovës.

    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka thënë më 27 dhjetor se “hyrja ilegale në Kosovë e disa produkteve farmaceutike nga Serbia përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes për Vulat Doganore dhe asaj për Njohjen Reciproke të Certifikatave Farmaceutike”, të cilat janë arritur në kuadër të dialogut teknik, në vitin 2015.

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, ka shkruar në “X” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke e komentuar...
    Lajme24 Prill 2024
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë seancë plenare e cila do të nis prej orës 10:00, raporton Front...
    Lajme24 Prill 2024
    Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte, njëri i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut dhe tjetri i “Freedom Houese”....
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Të enjten të Bruksel do të vazhdojnë bisedimet në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Edhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Nis sot zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Numri i të dënuarve që përfitojnë është 1100, prej të cilëve 700 do të...
    Lajme24 Prill 2024
    Organizata “Freedom House” me seli në Uashington, ka publikuar sot raportin vjetor për Kosovën në të cilin vlerësohet se Qeveria aktuale e...
    Sport24 Prill 2024
    Është një listë  me lojtarë që duket se shfaqet çdo verë në lidhje me Barcelonën, pasi ata sërish hyjnë në një verë...
    Lajme24 Prill 2024
    Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se është fakt që në Kosovë ka korrupsion endemik. Miftaraj ka shkruar në profilin e tij...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje në Ballkanin Perëndimor, në vlerë 6 miliardë euro, në seancën e parafundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.