×
  • Kronika
  • Kronika

    Prokuroria deklarohet për plagosjen e dy personave te Rruga B

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    29-vjeçari R.R., që dyshohet se plagosi një kalimtar rasti mbrëmë te Rruga B në Prishtinë, e më pas i njëjti është plagosur nga policia, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Ai dyshohet se ka kryer vepren penale “Vrasje në tentativë”.

    Të shtëna me armë zjarri e tollovi ka ndodhur mbrëmë në një nga pjesët më të frekuentuara të kryeqytetit, Rruga B. Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

    Policia dhe Prokuroria po hetojnë rastin, teksa motivet janë akoma të panjohura.

    “Departamentit të Krimeve të Rënda, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.Në këtë fazë ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Gazetën Express.

    Ndërsa, nga Qendra Klinike Univeristare e Kosovës, aty ku u dërguan për trajtim mjekësor dy të plagosurit, thanë për Express se viktimat kanë pësuar plagë të lehta trupore dhe njëri nga ta është liruar menjëherë për në shtëpi.

    “Gjendja është stabile, kanë plagë të lehta”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Tutje, Policia e Kosovës njoftoi se 29-vjeçari përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për qytetarët, prandaj u vu në funksion përdorimi i armës së zjarrit nga ana e tyre.

    “Duke marrë në konsideratë faktin se veprimet e të dyshuarit përbënin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe potencialisht të rrezikshëm për qytetarët dhe për vet zyrtarët policor, polica domosdoshmërish janë detyruar të përdorin armën e zjarrit me qëllim të neutralizimit të veprimeve të tilla të rrezikshme të të dyshuarit si dhe për ta vënë të njëjtin nën kontroll, me ç rast është plagosur personin e dyshuar. Personit të dyshuar po ashtu i është sekuestruar arma e përdorur në rast”, njofton policia.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...
    Kronika29 Mars 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë se sipas tij, një i dyshuar, i njohur për ankuesin, dyshohet se ia ka vjedhur vetën e...
    Kronika29 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave....
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.