×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurori i Shtetit ngrit 924 aktakuza kundër 1160 personave

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë kohës së pandemisë me koronavirus, prej datës 13 mars deri më 31 maj, prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Kosovës kanë ngritur 924 aktakuza kundër 1160 personave për vepra të ndryshme penale.Gjatë kësaj periudhe kohore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar edhe 716 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe janë bërë 260 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 316 personave.

    Prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale, kanë bërë 69 kërkesa për sekuestrim të përkohshëm, si dhe pesë kërkesa për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar 258 persona të dyshuar, ka paraqitur 91 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 133 persona të dyshuar dhe ka ngritur 279 aktakuza kundër 369 personave.Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar 78 persona të dyshuar dhe ka paraqitur 29 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 37 persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 57 aktakuza kundër 79 personave.
    Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar 129 persona për vepra të ndryshme penale dhe janë bërë 16 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 19 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

    Prokurorët e Prokurorisë Themelore të Pejës, kanë bërë gjithsej 21 kërkesa janë bërë gjatë këtyre tre muajve për sekuestrim të përkohshëm nga prokurori i shtetit. Gjatë muajve mars, prill dhe maj, kjo prokurori ka ngritur gjithsej 85 aktakuza kundër 92 personave.Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar 79 persona të dyshuar, ka paraqitur 59 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 59 personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur 255 aktakuza, kundër 255 personave.Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndaluar 112 persona të dyshuar dhe ka paraqitur 34 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për 34 persona të dyshuar. Gjithashtu, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit janë bërë 7 kërkesa për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohen se janë përdorur apo përfituar përmes veprës penale, si dhe ka ngritur 74 aktakuza kundër 79 personave.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë prej datës 13 mars deri me datë 31maj 2020, ka ndaluar 20 persona, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu Prokuroria Themelore Mitrovicë, ka bërë 20 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 20 persona, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, brenda kësaj periudhe janë ngritur 58 aktakuza kundër 62 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe janë realizuar 36 sekuestrime të përkohshme për vepra të ndryshme penale.Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar 39 persona, për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë 9 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 12 persona. Gjithashtu, brenda kësaj periudhe janë ngritur 136 aktakuza kundër 182 personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe është realizuar një sekuestrim i përkohshëm.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    Avokati, Ardian Bajrakti, ka thënë se 6 korriku është datë e rëndësishme për procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçin,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Policia në Ferizaj e ka gjobitur një 21-vjeçar pasi ishte duke vozitur 70 kilometra në orë në zonën ku kufizimi i lejuar...
    Lajme12 Korrik 2025
    Një grua dyshohet se ka shqetësuar ish-bashkëshortin e saj në Prishtinë, derisa sipas policisë, thuhet se ajo i ka shkuar në banesë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Tre shtetas të Shqipërisë janë ekstraduar nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, për vepra të ndryshme penale. Të njëjtit, sipas Policisë së Shqipërisë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, po thotë se PDK, LDK dhe AAK janë bllokuese të konstituimit të Kuvendit, ndonëse partia të cilës...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sulmi vdekjeprurës i papritur në Gaza ishte pothuajse aq tronditës sa vendndodhja e tij, shkruan CNN. Natën e së hënës, një grup...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Ai është gjetur pa shenja jete në dhomën e hotelit...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Autoritetet belge njoftuan sot se kanë kthyer në Egjipt një sarkofag 3,000-vjeçar që u sekuestrua nga policia në Bruksel në vitin 2015....
    Lajme12 Korrik 2025
    Një e mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai i saj në Pejë. Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.