×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurori “ankohet” se ju kërkua vota për anëtarë të KPK-së në tualet

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Prokurori i Shtetit në Departamentin e Përgjithshëm në Ferizaj, Paulin Pashku, në një postim në rrjetin social Facebook, është “ankuar” se një koleg i tij prokuror, ia ka kërkuar votën, derisa ishin në tualet.

    Përgjigja sipas vetë prokurorit Pashku, kishte qenë negative në kërkesën për ta votuar, gjë e cila e ka hutuar në tualet, prej të cilit prokurori lobues, ka dalur nga tualeti pa i larë duart.

    Prokurori Pashku e ka kritikuar këtë soj të prokurorëve, të cilët sipas tij, duan të jenë burokrat e jo prokurorë.

    Shihni postimin e plotë të prokurorit Paulin Pashku.

    121530962_347268729687553_7670007684723751253_n

    Së fundi në Këshillin Prokurorial të Kosovës janë tërhequr tre prokurorë, vetëm tre muaj para skadimit të mandatit të tyre pesë vjeçar.

    Ndaj kësaj tërheqje të orkestruar ka reaguar publikisht Instituti i Kosovës për Drejtësi.

    Ndërkohë, përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Zyra e BE-së janë tërhequr nga procesi i monitorimit të konkursit për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së dhe zgjedhjes së Kryeprokurorëve të Prokurorive.

    Ditë më parë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, nëpërmjet një deklarate, ka thënë se proceset e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryeprokurorëve, janë prishur në themel.

    “Ambasada Amerikane ka luajtur një rol monitorues dhe mentorues në proceset për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe për të zgjedhur kryeprokurorët. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese tani janë prishur në themel. Atyre u mungon transparenca dhe u nënshtrohen konflikteve në rritje të interesit”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

    Ambasada e SHBA-së kishte njoftuar  se më nuk do të marrë pjesë në këto procese, pasi “përfshirja e mëtejshme e Ambasadës mund të interpretohet në mënyrë të gabuar si një miratim i këtij sistemi të prishur”.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa projektligje, vendime e kërkesa. Më poshtë gjeni të gjitha...
    Lajme18 Prill 2024
    Komanda e Forcave Tokësore (KFT) e Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot priti në vizitë Pedagogët dhe Kursantët e Komandës dhe Shtabit...
    Lajme18 Prill 2024
    Drejtori i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se veprimet e Serbisë për të eskaluar situatën po bëhen me qëllim që të...
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Liami është shndërruar në një personazh mjaft të komentuar kohët e fundit. Deklaratat e tij, sipas ta cilave pretendonte se Heidi kishte...
    Vip18 Prill 2024
    Këngëtarja e cila krenon çdo ditë shqiptarët me të arriturat e saj në arenën ndërkombëtare, Dua Lipa, ka mahnitur me pamjen e...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, është dënuar me 55.000 dinarë (469.47 euro) nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë. Arsyeja e...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se të paktën 33 mijë e 970 palestinezë janë vrarë tani nga Izraeli në Gaza....
    Lajme18 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në Ratkoc dhe Zatriq me 18 prill të...
    Sport18 Prill 2024
    Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha evropiane, si Barcelona dhe Chelsea. Barcelona ka sjellë 10...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.