×
  • Lajme
  • Lajme

    Projektligji për pagën minimale në harresë, sektori privat fajëson Qeverinë

    FrontOnline
    29 Janar 2023

    Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat është shprehur e zhgënjyer me institucionet e vendit të cilat nuk po e diskutojnë më projektligjin për pagën minimale, ndonëse i njëjti ka kaluar vetëm në lexim të parë.

    Ndonëse me pagë minimale mbahen mijëra familje në vend, i njëjti vetëm “zhagitet” e nuk kalon në Kuvend prej shumë kohësh.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi thotë se projektligji për pagën minimale nuk ka lëvizë fare, përçka fajtor e bën ekzekutivin.

    E sa i përket arsyetimit se veteranët e luftës së UÇK-së janë pengesë për mosshtyrje përpara të këtij Projektligji, Azemi ka ofruar një zgjidhje.

    “Projektligji për pagën minimale ka mbetur aty ku e kanë lënë edhe para 12 vjetësh, ku e kanë lënë në vitin 2011, pasi që Qeveria e Kosovës tentoi që në Parlament në fakt u bë leximi i parë, është pritë që të bëhet edhe leximi i dytë, por nga paaftësia e Qeverisë nuk mund të kalojë”, thotë Azemi.

    “Nëse kanë telashe sepse paga minimale është e lidhur me pagën e veteranëve të luftës, kemi ofruar një zgjidhje për të cilën kemi thënë që punëtorët e sektorit privat të Kosovës të paguhen në bazë të orëve që punojnë dhe jo në bazë të ligjit”, thotë tutje Azemi për EO.

    Këto vonesa për ish-kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, po duken të paarsyeshme.

    Ai thotë se fati i pagës minimale nuk duhet të mbetet tek veteranët.

    “Nuk duhet fati i pagës minimale gjithmonë të jetë arsyetim që kinse ka veteranë të shumtë dhe ata do të jenë të paguar apo ata do të jenë një ngarkesë”, tha Gërxhaliu.

    Ai thotë se Kosova do të përballet me një “pandemi demografike”, duke thënë se shkaku i pagës së ultë, të rinjtë po ikin jashtë shtetit.

    “Por e kam frikën më të madhe për pandeminë demografike e cila e ka kapluar Kosovën dhe për fat të keq politikbërësit në Kosovë nuk janë duke pa. Rinia po ikë, Kosova po zbrazet dhe kjo është fitorja më e madhe e dashakeqëve të Kosovës dhe armiqve të saj historikë që vërtetë kanë bërë çmos që Kosova të zbrazet”, thotë Gërxhaliu për EO.

    Ish-kreu i OEK-ut tregon edhe qëllimin e të rinjve që po emigrojnë jashtë shtetit.

    “Sot të rinjtë e kanë vetëm qëllim ose të dalin jashtë Kosovës, ose të punësohen diku në institucione sepse vetëm në administratë publike e kanë të garantuar edhe punën edhe pensionin. Nuk krijohet vende të reja të punës nga sektori privat dhe gjithmonë administrata duhet të jetë ajo që do të krijojë vende të reja të punës atëherë forcohet varfëria, korrupsion, padijenia, nepotizmi dhe politizimi i skajshëm, Kosova po e dëshmon këtë çdo ditë e më shumë”, u shpreh Gërxhaliu për Ekonomia Online.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e ri të pullave postare “Fauna...
    Lajme28 Mars 2024
    Persona të panjohur kanë shtënë mbrëmë me armë zjarri në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Në vendngjarje ata kanë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ka bërë homazhe te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në...
    Të tjera
    Sport28 Mars 2024
    Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer mund të jetë potencialisht në treg, me Arsenalin dhe klubet nga Arabia Saudite të interesuar për të....
    Lajme28 Mars 2024
    Policët të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në Ferizaj kanë arritur ta arrestojnë personin e kërkuar, i moshës 38...
    Lajme28 Mars 2024
    Komiteti për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka miratuar dje raportin për Kosovën, duke i hapur...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e tyre. Kurti në një postim në Facebook, ka...
    Lajme28 Mars 2024
    Pas liberalizimit të vizave, u raportua se numër i madh i mësimdhënësve kanë kërkuar pushim vjetor pa pagesë për ta lëshuar Kosovën....
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së ish-senatorit, Joseph Lieberman. Haradinaj u shpreh se Kosova...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.