Pas një viti fillon ndërtimi i parkingut nëntokësor, bllokohet hapësira në kampusin universitar
Hapësira para Fakultetit Filologjik është bllokuar.
Gjithë kjo për shkak të punimeve që kanë nisur këtu, për ndërtimin e një parkingu nëntokësorë.
Kontrata për këtë projekt, është nënshkruar pothuajse para një viti.
Ndërsa, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po i arsyeton vonesat e këtij projekti.
Ky projekt do të kushtoj 10 milionë euro.
Ndërsa, do të përfshijë hapësirën mes rrugës George Bush dhe Eqrem Qabej.
I gjithë projekti është paraparë të përfundoj brenda 18 muajsh.
Në mënyrë grafike, projekti është prezantuar nga Genc Bashota.
Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm tha se projekti përpos parkingut do të përfshijë edhe park të gjelbër, korsi për biçikleta dhe autobusë.