×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Profesori zviceran del me propozim: 1000 franga bonus, kush merr vaksinën kundër COVID-19

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Pandemia e koronavirusit, gjunjëzoi thuajse gjithë botën, për shkak të shtrirjes së gjerë të infeksionit, ku përveç rasteve të sëmundjes, ka edhe shumë vdekje.

    Megjithatë, vaksina e koronavirusit është duke u dorëzuar gradualisht vende-vende, por ka një skepticizëm të madh me aplikimin e saj tek të prekurit me COVID-19.

    Por një profesor i Ekonomisë në Universitetin e Cyrihut, po propozon bonus për ata që duan të vaksionjnë.

    Helmut Dietl, Profesor i Administrimit të Biznesit në Universitetin e Cyrihut, po rekomandon këtë bonus vaksinimi.

    Ai shpjegon për 20 Minuten se ”nëse do të paguanit 1,000 Franga zvcerane për çdo person që vaksinohet, do të kishte shumë më shumë gjasa të arrini numrin e njerëzve të vaksinuar për t’i dhënë fund pandemisë”.

    Ndersa sipas analizave të epidemiologëve zviceranë, për të ndaluar përhapjen e plotë të virusit, 60-70 përqind e popullsisë duhet të vaksinohen. Vetëm atëherë arrihet imuniteti i tufës.

    Imuniteti i tufës do t’i kushtonte shtetit zviceran 5.3 miliardë CHF – nëse vaksina është efektive në 90 përqind të njerëzve.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Benjamin Netanyahu dhe udhëheqja izraelite janë të vetmit përgjegjës për përshkallëzimin e tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme, ka thënë Turqia....
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, e ka uruar Kosovën për kalimin e hapit të parafundit për anëtarësim në Këshillin e...
    Të tjera
    Sport16 Prill 2024
    Në mediat tona kanë filluar raportime se Akil Gjakova është dorëzuar apo pritet të dorëzohet në stacionin policor në Pejë, pas dyshimeve...
    Bota/Rajoni16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të martën me 16 prill ka votuar pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Menjëherë...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës këtij lajmi i është gëzuar...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Për këtë ka reaguar...
    Lajme16 Prill 2024
    Xhudisti Akil Gjakova pritet që sonte të dorëzohet në polici, pasi që Policia e Kosovës e shpalli person në kërkim në të...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pasi Asambleja Parlamentare i tha ‘Po’ Kosovës, duke thënë se tashmë Kosovës i duhet vetëm hapi final...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.