×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Produktet serbe “vlojnë” në Kosovë, importi për gjashtë muaj kap vlerën e mbi 166 milionë eurove

    FrontOnline
    29 Korrik 2022

    Në vitin 2019 importi i Kosovës nga Serbia shënoi rënie drastike.

    Kjo për shkak që pikërisht në këtë vit qeveria e asaj kohe vendosi masën e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

    Sipas statistikave të bazuara në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës në vitin 2019, Kosova kishte importuar nga Serbia mbi 3 milionë euro.

    Por, më dorëheqjen e Hardinajt, pushtetin për 50 ditë  e mori Albin Kurti. Pas këtij, erdhi në krye të Qeverisë, Avdullah Hoti, i cili e hoqi taksën 100% ndaj mallrave serbe, shkruan Front Online.

    Në fushatën e zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2021, kreu i LVV-së, Albin Kurti, premtoi se do ta vendosë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur gati për një vit e gjysmë sa është ai kryeministër.

    “Është çështje ditësh, javësh dhe kurrsesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca, por është ndër gjërat e para që do të bëjmë”, kishte thënë Kurti në vitin 2021.

    E, deri sa problemet me Serbinë nuk po zgjidhen dhe  reciprociteti i premtuar nga Kurti nuk është vendosur, në Kosovë “po vlojnë” produktet serbe.

    Dhe, bashkëpunimi nëse jo politik, ai tregtar po vazhdon.

    Madje, shumë më shumë se sa në qeverisjet tjera.

    Vetëm për gjashtë muaj të këtij viti, Kosova ka importuar mallra nga Serbia 166 milionë e 36 mijë euro.

    Nëse bëhet një krahasim me 6 mujorin e vitit paraprak, importi është rritur për 34 milionë e 126 mijë euro.

    Pra në gjashtë mujorin e vitit 2021, Kosova mori mallra nga Serbia në vlerë prej 131 milionë e 910 mijë euro.

    Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

    Edhe eksporti shënoi rritje

    Krahas, importit i cili ka regjistruar shifra të larta, rritje është vërejtur edhe në eksport drejt Serbisë.

    Por, dallimi po del të jetë shumë i madh.

    Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti vlera e eksportit ka qenë 29 milionë e 923 mijë euro.

    E, nëse krahasohet me vitin e kaluar, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Kosova ka eksportuar në Serbi mallra në vlerë rreth 10 milionë e 600 mijë euro më shumë.

    Kjo, pasi që në vitin 2021 për gjashtë muaj vlera e eksportit për në Serbi ka qenë 19 milionë e 455 mijë euro.

    Sipas të dhënave që Front Online ka marrë nga ASK, në katër vitet e fundit, Kosova ka importuar dhe eksportuar më së shumti mallra nga Serbia në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022.

    Në vitin 2020 vlera e importit të mallrave nga Serbia ishte 54 milionë e 172 mijë euro, në vitin 2019 ishte 3 milionë e 322 mijë euro./Front Online

    Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

     

     

     

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Gjyljeta Ukella, e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Pejë, Edmond Lajqi, është përshkruar si një grua “që e dashuroj...
    Lajme16 Prill 2024
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, të martën...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është shprehur optimist se Kosova do ta kalojë edhe hapin e dytë drejtë anëtarësimit në Këshill të...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me vrasjen e sotme në Pejë, ku Gjyljeta Ukella...
    Lajme16 Prill 2024
    Reagime të shumta ka pasur sot gjithandej pas lajmit të tmerrshëm të vrasjes së një gruaje në Pejë. Nga rrjeti i Grave...
    Kronika16 Prill 2024
    Gjyljeta Ukelli u vra sot në Pejë. E dorasi dyshohet të jetë burri i saj Edmond Lajqi. Për vdekjen e saj kanë...
    Lajme16 Prill 2024
    Në 25 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, ku mbeten të vrarë 25 pjesëtarë të UÇK-së dhe 22 civilë, janë bërë homazhe te...
    Lajme16 Prill 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se krijimi i pozitës së zëvendësatasheut në këtë ambasadë, është shenjë e bashkëpunimit...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfrereve, Hekuran Murati ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në takimet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.