×
  • Lajme
  • Lajme

    Prodhuesit vendorë kërkojnë favorizime në procedurat tenderuese

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Kompanitë prodhuese në Kosovë po kërkojnë nga autoritetet qeveritare që në procedurat e tenderimit, institucionet publike të fusin si kriter prodhimin vendor, si përkrahje për rimëkëmbje ekonomike pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

    Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv në Klubin e Prodhuesve të Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tregon se industria e prodhimit është një nga sektorët që ka pësuar humbje të mëdha nga pandemia.

    Më qëllim të fuqizimit të kësaj industrie, thotë ai, është kërkuar që në një periudhë trevjeçare të krijohet një bazë ligjore, në mënyrë që në procedurat e tenderimit për mallra dhe shërbime tek institucionet publike, përparësi të kenë operatorët ekonomikë prodhues nga Kosova.

    “Qeveria është një ndër shpenzueset më të mëdha dhe nëse këtë boshllëk e mbulon qeveria me shpenzimet e veta, atëherë ndikimi në ekonomi do të jetë shumë pozitiv. Nëse një pjesë e këtyre mjeteve shpenzohen duke i furnizuar, për shembull, burgjet me ushqim apo duke i pajisur shkollat me produkte vendore, atëherë ndikimi do të jetë shumë pozitiv për mbrojtjen e vendeve të punës dhe krijimin e vendeve të reja të tyre”, thekson Panxha.

    Nga Thesari i Kosovës bëjnë të ditur se për periudhën janar– qershor të këtij viti, për mallra dhe shërbime janë shpenzuar 110 milionë euro, duke shënuar një ulje prej 3.1 për qind. Kurse në vitin 2019, për këtë kategori janë shpenzuar 273 milionë euro.

    Në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve, hyjnë furnizimet me artikuj të nevojshëm për institucione, mirëmbajtje të objekteve të ndryshme publike, shërbime e telekomunikacionit dhe shumë shpenzime tjera.

    Pas kërkesës së Klubit të Prodhueseve, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ditë më parë, nëpërmjet një ftese publike, ka kërkuar nga institucionet publike dhe shtetërore të vendit të gjejnë forma që gjatë tenderimit të mbështesin prodhimet vendore.

    Ministri Krasniqi, thotë se shumë nga institucionet e publike, gjatë furnizimit me produkte të ndryshme, blejnë mallra me origjinë nga shtete tjera, kurse sipas tij, produkte të ngjashme mund të gjenden edhe në tregun e Kosovës, me çmime më të lirë.

    “Procedurat e prokurimit nuk e lejojnë një gjë të tillë. Mirëpo për shkak të pandemisë e cila po mbizotëron edhe në vendin tonë, ne mund të kërkojmë që me ndonjë kriter të veçantë, gjatë procedurave të organizatave buxhetore, përparësi t’i jepet prodhimeve vendore”, tha Krasniqi.

    Në Ligjin e prokurimit publik, që rregullon këtë fushë, e që është miratuar në vitin 2011 nga Kuvendi i Kosovës, thuhet se “autoriteti kontraktues do t’ia japë kontratën publike operatorit ekonomik që ka dorëzuar tenderin e përgjegjshëm, me çmimin më të ulët”, pa përmendur origjinën e mallit.

    Jetullah Kabashi, eksperti i prokurimit në Departamentin e Rregullave në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës, thotë se mundësia për një favorizim eventual të kompanive vendore mund të ekzistojë, por për këtë kërkohet bazë ligjore.

    “Por, kjo e kërkon një bazë ligjore, të argumentuar dhe për mua është shumë e arsyeshme dhe e nevojshme që të përkrahen prodhimet vendore”, tha Kabashi.

    “Tash do të formohet një Komision prej disa anëtarësh që do të përpunojnë Ligjin (e prokurimit publik) dhe është mirë që këtë çështje të fusin në kuadër të ligjit”, shtoi ai.

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 10 shtator, ka aprovuar koncept-dokumentin për fushën e prokurimit publik, në bazë të së cilit do fillojë puna për hartimin një ligji të ri.

    Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë e Lëvizjes FOL, organizatë kjo që pritet të jetë pjesë e grupit punues, thotë se përfshirja e kësaj çështje në ligj, do jetë kundër direktivave të Bashkimit Evropian (BE).

    “Sa i përket favorizimeve për prodhuesit, pavarësisht qëllimit të mirë me anë të të cilit edhe do të mund të rritej ekonomia vendore, mirëpo një gjë e tillë nuk mund të përfshihet në ligj sepse do të ishte kundër direktivave të BE-së. Por, ne si FOL besoj se do të jemi pjesë e grupit punues kur do të fillojë edhe hartimi i ligjit dhe do të shohim si do të rrjedhin gjërat”, thotë Demolli.

    Udhëheqës të Klubit të Prodhuesve, në një takim që kanë pasur të mërkurën (16 shtator) me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kanë paraqitur edhe Rezolutën e prodhimit. Më anë të kësaj rezolute kërkohet që industria e prodhimit të shpallet sektor i rëndësisë nacionale.

    Në një komunikatë për media, u tha se “Klubi kërkon nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës që të përkrahë ndërmarrjet prodhuese, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të tyre.

    Po ashtu, ky klub kërkon nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës që rimëkëmbjen ekonomike të vendit ta bazojnë në fuqizimin e industrisë së prodhimit, si zgjidhjen e vetme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

    Ndryshe, pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus, në muajin mars, Qeveria e Kosovës, vendosi për ndërprerjen e veprimtarisë së disa bizneseve, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

    Pas kësaj, Astrit Panxha nga Klubi i Prodhueseve, thotë se industria e prodhimit, konkretisht ajo e përpunimit të ushqimit në Kosovë, ka zvogëluar kapacitet prodhuese, për shkak të rënies se fuqisë blerëse. Për të rikuperuar dëmet financiare, prodhuesit vazhdimisht po kërkojnë përkrahje financiare nga qeveria.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Një operim tejet kompleks është kryer tek një pacient 61-vjeçar. Intervenimi është realizuar nga një ekip i mjekëve italianë dhe ata të...
    Lajme18 Prill 2024
    Vrasjet e fundit të grave, shqetësuese i sheh edhe sociologu, Blerim Selishta i cili për Front Online tha se nuk duhet vënë...
    Front TV18 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore të enjten ka ndërprerë ligjëratën e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi. Disa nga përfaqësuesit e kësaj...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar pas ndalimit të djeshëm të qytetarëve të Kosovës nga ana e autoritetet serbe në kufirin mes...
    Lajme18 Prill 2024
    Është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij...
    Lajme18 Prill 2024
    Një person i dyshuar është arrestuar në lidhje me rastin e vdekjes së 23-vjeçares nga Ukraina, Olena Kozii. Ai është ndaluar për...
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë. Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:30, bëri të...
    Sport18 Prill 2024
    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka mbetur i zhgënjyer me eliminimin nga Liga e Kampionëve. “Citizens” i dhanë fund eksperiencës në...
    Sport18 Prill 2024
    Carlo Ancelotti është mjaft i lumtur me kualifikimin e Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. “Los Blancos” e eliminuan Manchester...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.