[wp-story]

Ekonomi

Prodhimi vjetor i ‘Trepçës’ në veri – 200 mijë tonë xehe

Prodhimi vjetor i ‘Trepçës’ në veri – 200 mijë tonë xehe
08:45 | 09 Gusht 2019

Drejtori i “Trepçës” në veri, Jovan Dimkiq, ka thënë se pagat për tre mijë të punësuar në kombinatin “Trepça” sigurohen nga shitja e xehes, e cila prodhohet në dy minierat “Crnac” dhe “Belo Berdo”, ndërsa ka konstatuar se për çdo vit punësohen prej 30 deri në 50 punëtorë të rinj, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’. 

Duke folur për situatën e përgjithshme në kombinatin “Trepça” në veri, Jovan Dimkiq, drejtor gjeneral, tha se në kuptimin e realizimit të planit të prodhimit të rezultateve të financiare gjendja është e qëndrueshme.

Dimkiq ka uruar të gjithë të punësuarit në “Trepçë”, ndërsa ka falënderuar drejtorin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, për mbështetjen e vazhdueshme.

“Për mbështetjen që na jep Gjuriqi kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe tregon se shteti i Serbisë është gjithmonë përkrah nesh. Momentin e tanishëm e karakterizon situatë e qëndrueshme dhe atmosferë e punës në kuptimin e realizimit të planit biznesor dhe të rezultateve. Për çdo vit kombinati punëson prej 30 deri në 50 punëtorë të rinj. Të ardhurat për tre mijë punëtorët sigurohen nga prodhimi, respektivisht nga të hyrat nga shitja e xehes, e cila prodhohet në dy minierat ‘Crnac’ dhe Belo Berdo’. Prodhimi ynë është në nivelin e viteve më të mira të realizuar në ‘Trepçë’ dhe sillen rreth 200.000 tonë xehe të eksploatuar nga dy minierat”, ka thënë Dimikiqi. Ndërkaq zëvendësi i drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, tha sistemi energjetik në Kosovës prej Ujmanit deri te “Trepça” paraqet digën e mbrojtjes së ekzistencës serbe në Kosovë

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera