×
  • Lajme
  • Lajme

    Procedurat për formimin e qeverisë së re

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Në Kosovë nuk ka përfunduar ende procesi i plotëi numërimit të votave që më pas duhet certifikuar nga KQZ-ve. Kosova tash përballet me formimin e qeverisë dhe shpejtë edhe më një sfidë tjetër zgjedhjen e presidentit.

    Procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora dhe ato me kusht akoma po vazhdon, ndërsa për votat e rregullta tashmë ka përfunduar procesi u numërimit, edhe pse disa komuna dhe qendra votimesh sipas KQZ-së, do të shkojnë në rinumërim për shkak të gabimeve teknike.

    Nga votat e rregullta Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.85 për qind të votave. Partia Demokratike e Kosovës, si partia e dytë ka 17.4 për qind. Lidhja Demokratike me 13 për qind  dhe AAK-ja do të jetë grupi më i vogël parlamentare me 7.60 %. Nga 120 vende sa i ka parlamenti, 20 vende janë të rezervuara për partitë e pakicave, 10 nga to vetëm për serbët e Kosovës. Vendet që mbeten bosh si pasojë e përqindjes së votave që shkojnë për partitë që nuk e kaluan pragun prej pesë për qind, u ndahen partive parlamentare me një sistem proporcional, varësisht nga përqindja e fituar.Kosovo Pristina | Parlamentswahlen

    Procesi i numërimit të votave të diasporës mund të marrë disa ditë kohë. Zyrtarë të KQZ-së, thonë se deri më 12 shkurt, kanë arritur 43.447 paketa me fletëvotime nga jashtë. Dhe ky proces numërimi mund të marrë kohë deri në dhjetë ditë. Numri i votave nga diaspora mund të jetë më i madh, pasi besohet se brenda një pakete mund të ketë më shumë se një fletë votimi.

    Vijimi i procesit

    Po si do të rrjedhë procesi tash pas përfundimit të zgjedhjeve. Fillimisht duhet përmbyllur komplet procesi i numërmit të votave. Pastaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të bëjë certfikimin e tyre, pas procesit eventual të  ankesave që mund të kenë partitë politike apo kandidatët që duhet shqyrtuar nga paneli për ankesa dhe parashtresa.

    Për formimin e qeverisë së Kosovës, nevojiten më së paku 61 vota të deputetëve të kuvendit. Por fillimisht presidenti i Kosovës duhet ta mandatojë fituesin e zgjedhjeve që të formojë qeverinë. Mandatari i parë ka afat prej dy javësh që ta sigurojë numrin e votave në parlament më së paku 61 prej tyre. Nëse mandatari i parë nuk arrin të formojë qeverinë brenda 15 ditëve, atëherë, presidenti dekreton një tjetër mandatar, i cili ka një afat ligjor vetëm prej dhjetë ditësh për formimin e qeverisë së re. Nëse edhe mandatari i dytë dështon të sigurojë shumicën parlamentare, atëherë vendi shkon automatikisht në zgjedhje, shkruan DW.

    Kurti kundër koalicioneve me parti të tjera

    Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka deklaruar se ai nuk do koalicion me asnjë parti. Ai thotë se ka bërë koalicion parazgjedhor me listën e Vjosa Osmanit. Kjo e fundit garoi në listën e Vetëvendosjes, por synon postin e presidentes.Symbolbild - Kosovo-Parlament berät über Misstrauensvotum

    Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, mund ta dekretojë Albin Kurtin që të krijojë qeverinë e re. Tash për tash akoma nuk dihet nëse zgjedhja e Kurtit kryeministër është e ligjshme për faktin që ai nuk u lejua të garojë në zgjedhje për shkak të dënimit të formës së prerë, për hedhje të gazit lotsjellës në vitin 2015 në Kuvendin e Kosovës.

    Në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe në nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, u tha se “kandidat për deputet nuk mund të jetë një person, i cili gjatë tri vjetëve të fundit ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë”.

    Sidoqoftë, për t’u zgjedhur qeveria në Kuvend nga Lëvizja Vetëvendosja si partia fituese, duhen të paktën 61 vota.

    Partia Demokratike e Kosovës PDK, që doli partia e dytë, sipas kandidatit të saj për kryeministër Enver Hoxhaj, do të qëndrojë në opozitë, sepse siç thotë “janë shumë larg me qëndrime me Vetëvendosjen”.Kosovo, Pristina: Avdullah Hoti

    Edhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër Avdullah Hoti, tha se partia e tij “do të qëndrojë në opozitë”.

    “Në emër të LDK-së ne do të jemi mbrojtës të pa kompromis të demokracisë dhe të orientimit properëndimor, duke qenë opozitë konstruktive në interes të shtetit të Kosovës”, thotë Avdullah Hoti.

    Ndërsa, Aleanca  për Ardhmërinë e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, i cili synon postin e presidentit, ka shprehur hapur gatishmërinë që të jetë pjesë e qeverisë Kurti. “Nuk kemi vija të kuqe, as për Vetëvendosjen as për ndonjë subjekt tjetër politik”, thotë Haradinaj.

    Pakicat pjesë edhe e qeverisë së re

    Në zgjedhjet e vitit 2019 kur lëvizja Vetëvendosja doli partia e parë dhe formoi qeverinë me LDK, nuk kishte koalicion me listën Srpska e cila i kishte marrë dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në kuvend. Por, në bazë të kushtetutës, përfaqësuesit e serbëve duhet të jenë pjesë e qeverisë dhe në qeverinë e kaluar ata kishin dy ministra. Një ministër ishte nga pakicat tjera jo-serbe. Pakicat do të jetë pjesë edhe e qeverisë së re. Kosovo Wahlen in Mitrovica

    Por në këtë fazë, si problem nuk po shihet formimi i qeverisë, por problem mund të jetë zgjedhja e presidentit të vendit. Kjo për faktin që Vjosa Osmani aktualisht ushtruese e detyrës së presidentes mund të ushtrojë detyrën e saj vetëm deri në  muajin prill.

    Pastaj kuvendi është i obliguar që të zgjedhe presidentin e ri. Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë se presidenti i Kosovës  duhet të zgjidhet me të paktën 61 vota në raundin e tretë nëse dështojnë dy të parat, ndërsa, në seancë duhet të marrin pjesë të paktën 81 deputetë.

    Presidenti i ri duhet të zgjidhet brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, ndërsa nëse ky proces dështon atëherë vendi në mënyrë automatike shkon serish në zgjedhje.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Kronika18 Prill 2024
    Brenda pesë ditëve ndodhën dy ngjarje tragjike në Kosovë. Dy gra u privuan nga jeta prej bashkëshortëve, njëra në Ferizaj e tjetra...
    Lajme18 Prill 2024
    Sot në Kuvendin e Kosovës do të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore...
    Lajme18 Prill 2024
    Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi mes Kosovës dhe Serbisë. Bashkimi Europian ka konfirmuar se takimi i radhës në nivel të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë pas mesnate, raporton EMSC. Epiqendra e tërmetit ishte 46 kilometra në...
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Serbia është cilësuar si kërcënim kryesor në tri vende të Ballkanit Perëndimor sipas qytetarëve të tyre. Ky përfundim është nxjerrë nga anketa...
    Lajme17 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq është shprehur sot e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pavarësisht se Presidenti i Serbisë...
    Lajme17 Prill 2024
    Deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci, bllokimin e qindra qytetarëve në pikat kufitare nga autoritetet serbe, e ka cilësuar si sinjal pasqyrues...
    Lajme17 Prill 2024
    Ambasadori dhe përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës (KiE), Dastid Koreshi, ka vlerësuar se një koordinim i jashtëzakonshëm dhe punë intensive...
    Lajme17 Prill 2024
    Avokatja Emira Gavazaj-Gashi tha se ka gra që pasi e paraqesin rastin e dhunës familjare, pas një dite i kërkohet të tërhiqet....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.