Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Randobravë të Prizrenit, meqenëse i njejti ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Randobravë, Prizren 16.11.2020 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.