Gjatë ditës së djeshme Policia në Prizren ka arrestuar një mashkull të dyshuar për sulm seksual.
Kjo pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar seksualisht viktimën femër.
Në raportin 24 orësh të Policisë për këtë rast nuk raportohet për lëndime.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.