×
  • Kronika
  • Kronika

    Prizren, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për posedim narkotikësh

    FrontOnline
    22 Prill 2021

    Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit me inicialet F.A., pasi i njëjti dyshohet për veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe armëmbajtje pa leje.

    Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Artan Sejrani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 20.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 20.05.2021,, ndaj të pandehurit F.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.1 të Kodit Penal të Kosovës, dhe për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Kosovës.

    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit F.A., kavlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

    – I pandehuri F.A., me datë 20 prill, në orët e pasdites, në Prizren, deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij me të parë se është duke u ndjekur nga Policia, është vërejtur se pasagjeri që ishte ulur para ka hedhur një qese (substancë të dyshuar si marihuan me peshë 0.96 gramë), si dhe gjatë kontrollimit të automjetit iu është gjetur një pako e vendosur nën kapakun e frenit të dorës.

    Gjithashtu, pas bastisjes e zhvilluar në shtëpinë e të pandehurit, janë gjetur qese plastike të mbushur me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit marihuan me peshë. 2.21 gramë, dhe 0.62 gramë, një mbështjellëse letre me dy qese të najlonit dhe tre pjesë të substancave narkotike me peshë 2.60 gramë, si dhe tre qese najloni me peshë prej 3.60 gramë, të vendosur në një kuti cigare dhe një pako.

    Me datë 20 prill, pas një kontrolli – bastisje, të kryer në shtëpinë e të pandehurit F.A., është gjetur se mban në pronësi;

    1 (një) Pistoletë,

    1 (një) karikator dhe 3 (tre) fishekë,,

    1 (një) Pistoletë me gaz,

    1 (një) fishek,

    2 (dy) fishekë,

    1 (një) thikë,

    1 (një) thikë,

    1 (një) shufër gome, si dhe

    1(një) boks metali

    Të gjitha këto në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

    Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh se procedura penale është në fazën fillestare të hetimeve në këtë çështje do të ndërmerren veprime të tjera hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe duke marrë parasysh sjelljen e mëparshme të pandehurit i cili është i regjistruar edhe si i dyshuar për vepër penale të kësaj natyre që lidhet me substanca narkotike, andaj këto rrethana tregojnë rrezikun se nëse i pandehuri lihet në liri do të përsërisë ndonjë vepër tjetër penale të kësaj natyre.

    Nga të lartë cekurat, gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale.

    Shënim:Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Kronika24 Prill 2024
    Policia në Vushtrri ka arrestuar vozitësin serb – shtetas i Serbisë, i cili në gjendje të dehur, me veturën e tij me...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia ka gjobitur shoferët që kanë drejtuar automjete të cilat janë të paregjistruara qe më shumë se 30 ditë. Ata janë gjobitur...
    Kronika24 Prill 2024
    Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdorur pozitën e tij, i kishte mundësuar një turkut të pajiset...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.