×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritet ndryshimi i normave tatimore në Kosovë

    FrontOnline
    11 Prill 2022

    Qeveria e Kosovës po planifikon ndryshimin e Politikave Tatimore.

    Në Koncept-dokumentin e përgatitur nga Ministria e Financave, të cilin e ka siguruar Buletini Ekonomik janë propozuar dy variante për normat e tatimit në pagë.

    Opsioni në përputhje me programin e Qeverisë parasheh rritje në përqindje të normave në krahasim me ato aktuale – por edhe ngritje të pragut të pagës që nuk preket nga tatimi.

    Më poshtë janë dy opsionet e propozuara nga Qeveria e Kosovës në Koncept Dokumentin për Rishikimin e Politikave Tatimore.

    Opsioni 1:

    – Të ardhurat e tatueshme deri në vlerën e 150 euro në muaj (1800€ në vit), të tatohen me normë prej 0%;

    – Të ardhurat e tatueshme nga 150 euro në muaj (1800€ në vit) deri në 250 euro në muaj (3000€ në vit) të tatohen me normë prej 4% të shumës mbi 150 euro (1800€);

    – Të ardhurat e tatueshme nga 250 euro në muaj (3000€ në vit) deri në 450 euro në muaj (5400€ në vit) të tatohen me normë prej 10% të shumës mbi 250 euro (3000€);

    – Të ardhurat e tatueshme nga 450 euro në muaj (5400€ në vit) deri në 650 euro në muaj (7800€ në vit) të tatohen me normë prej 12% të shumës mbi 450 euro (5400€);

    – Të ardhurat e tatueshme mbi 650 euro në muaj (7800€ në vit) të tatohen me 15% të shumes mbi 650 euro (7800€).

    Opsioni 2:

    Duke pas për bazë programin e Qeverisë dhe reformave të përfshira në program, ky opsion e merr për bazë ngritjen e pragut të pagës minimale në 250 euro.

    Fillimisht, ky opsion përfshin këto norma tatimore:

    – Të ardhurat e tatueshme deri në vlerën e pagës 250 euro në muaj (3000€ në vit) të tatohen me normë prej 0%;

    – Të ardhurat e tatueshme nga 250 euro në muaj (3000€ në vit) deri në 450 euro në muaj (5400€ në vit) të tatohen me normë prej 10% të shumës mbi 250 euro në muaj;

    – Të ardhurat e tatueshme nga 450 euro në muaj (5400€ në vit) deri në 650 euro në muaj (7800€ në vit) të tatohen me normë prej 12% të shumës mbi 450 euro në muaj;

    – Të ardhurat e tatueshme mbi 650 euro në muaj (7800€ në vit) të tatohen me normë prej 15% të shumës mbi 650 euro në muaj;

    “Në aspektin e të hyrave, opsioni i dytë është pozitiv. Kjo politikë do të rezultonte me rritje të të hyrave për rreth 3.2%, adresim të mungesës së progresivitetit, dhe kontribuim më të barabartë, bazuar në kapacitetet kontributdhënëse”, thuhet në këtë dokument.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Shkurt 2025
    Në qytetin e Malishevës, bastionin e Fatmir Limajt të NISMA’s Socialdemokrate që në zgjedhjet e 9 shkurtit ka garuar në koalicion me...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Gazetari Flamur Gajtani ka komentuar përbërjen e emrave të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që morën vota më shumë. Në Rubikon...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një mori urimesh nga liderë të shumtë të shteteve të ndryshme të botës. Presidenca e Kosovës ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se të gjithë partnerët e Ukrainës duhet “të kuptojnë qartë” se garancitë e sigurisë për Kievin janë...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Aivo Orav, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, deklaron se për heqjen e masave ndaj Kosovës duhet konsensusi i 27...
    Vip19 Shkurt 2025
    Një moment dramatik ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, ku Livia ka përjetuar një atak paniku pas një...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se vendi i tij duhet të fitojë besimin tek Shtetet e Bashkuara, përpara se t'i...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka shkruar në Facebook se i ka dhënë dhuratë të vogël mirënjohëse ministrit gjerman Cem...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Xhevdet Pozhari, analist politik, ka thënë se shumë deputetë, pavarësisht se kishin një numër dinjitoz votash, nuk do të jenë më në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.