Vip

Pritet mirë kënga “Xhiro” e reperit Gjiko

Pritet mirë kënga “Xhiro” e reperit Gjiko
17:08 | 12 Korrik 2020

Rep-artisti i njohur shqiptar, Adren Gjikolli, i njohur ndryshe si Gjiko, është njëri ndër më të pëlqyerit në estradën shqiptare.

Ai është aktiv në rrjete sociale, duke i dhënë mundësinë fansave të tij të shohin më afër përditshmërinë e tij.

Gjatë ditës së djeshme (e shtunë), reperi me prejardhje nga Gjakova ka lansuar projektin e tij më të ri.

“Xhiro” mban titullin kënga e cila është realizuar nga producenti Big Band, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë ai.

Gjiko publikon projektin e shumëpritur “Xhiro”

Me këtë projekt ai ka shfaqur gjendjen aktuale e cila është shkaktuar nga pandemia coronavirus, e që sipas Gjikos gjithë çka na duhet në këtë kohë është të bëjmë xhiro me makinë.

Që në minutat e parë të publikimit, kënga ka filluar të pëlqehet në masë të madhe, ndërsa klikimet sa vijnë e po rriten.

Edhe fansat e reperit kanë shpërthyer me komente nga më të ndryshmet, të cilët po e vlerësojnë si një hit të vërtetë. /Telegrafi/

Cilësi, gatim dhe shpërblim

Të tjera