×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritet gjykim më i shkurtër i Gucatit e Haradinajt në Hagë, OVL-UÇK paralajmëron veprime nëse konfirmohet aktakuza

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2020

    Ende nuk dihet se kur mund të përfundojë procesi gjyqësor ndaj udhëheqësve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

    Më 29 tetor të këtij viti, Prokuroria e Specializuar në Hagë kishte përpiluar aktakuzë ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).

    Mirëpo një vendim i tillë ishte bërë publik më 17 nëntor dhe gjykatës i procedurës paraprake është Nicolas Guillou, i cili ka kohë gjashtë muaj që ta vërtetojë aktakuzën apo të hedh poshtë.

    Pavarësisht se Gjykata Speciale është themeluar për të gjykuar krimet e luftës, Gucati dhe Haradinaj, nuk po akuzohen për një gjë të tillë, raporton lajmi.net.

    Që të dy janë arrestuar me pretendimin se kanë penguar drejtësinë pasi që kishin publikuar disa dokumente të cilat supozohen se i përkasin Gjykatës Speciale.

    Nisur nga ky fakt që ish-udhëheqësit e OVL-UÇK-së nuk janë arrestuar për krime lufte, procesi ndaj tyre mund të zgjasë më pak krahasuar me ata që janë arrestuar për krime lufte, përsëri nuk dihet saktë se sa mund të zgjas ky proces.

    Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Teki Bokshi, ka thënë për lajmi.net, se askush nuk mund të jap ndonjë përgjigje rreth afateve kohore.

    Siç theksoi Bokshi, bazuar në praktikat e kaluara të Gjykatës së Tribunalit të Hagës, procesi gjyqësor ndaj Gucatit e Haradinajt nuk pritet të përfundoj brenda pesë apo gjashtë muajve.

    Me thënë të drejtën kjo është praktikë krejtësisht e re e kësaj gjykate. Nuk kanë filluar procedimet e akuzave, aktualisht janë duke u zhvilluar procedurat paraprake. Përndryshe sipas skemës se si janë duke punuar, sipas skemës së Gjykatës të Tribunalit të Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, këta i çojnë shumë gjatë proceset. Kështu që mund të zgjasë edhe pse këta dy nuk kanë të bëjnë me krime lufte, kjo është një çështje tjetër e cila është quajtur pengim i drejtësisë. Kështu që nuk pritet shpejtë të zhvillohet procedura. Në këto raste të tilla të ngjashme, kanë qenë diku nja dy-tre raste të ngjashme, as ato nuk janë zhvilluar shumë shpejtë në Tribunalin e Hagës. Kështu që bazuar në atë se si ka ndodhur në të kaluarën, po besoj që për nja pesë apo gjashtë muajt e ardhshëm s’besoj se munden me u procesua edhe me u përfundua proceset. Tash duhet të qartësohet kolegji, është seanca e parë e më pas në qoftë se ka edhe ankesë të ndonjërës prej palëve, e që mundet me pas, kështu që nuk pritet shpejtë përfundimi. Askush nuk mund të jap ndonjë afat se kur mund të përfundojë procesi ndaj tyre për shkak se nuk limit kohor në këto dispozita”, ka sqaruar Bokshi për lajmi.net.

    Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka ritheksuar edhe një herë se ky organ nuk e njeh Gjykatën Speciale, duke theksuar se nuk beson që do të ngrihet aktakuzë ndaj Gucatit e Haradinajt.

    I pyetur nga lajmi.net se çfarë masa apo veprime do të ndërmarrë OVL e UÇK-së në rast të ngritjes së aktakuzave ndaj Gucatit e Haradinajt, Klinaku ka thënë se janë organet drejtuese të organizatës që e vendosin këtë.

    “Ne së pari nuk besojmë që do ta konfirmojë mirëpo, ne nuk e kemi njohur dhe nuk e njohim këtë Gjykatë. Për çështjet e tjera vendosin organet drejtuese. Për çdo gjë do të vendosin organet drejtuese. Ne si gjykatë nuk e njohim. Dhe edhe ne këtu edhe ata atje edhe përmes betejës juridike edhe ata natyrisht që do të bëjnë çdo gjë, sepse atyre s’ka nevojë t’ju ngrihet asnjë aktakuzë sepse është vetë faji i Gjykatës që i ka lënë që të dalin ato dosje. Ata nuk kanë të bëjnë kurrgjë me atë punë sepse kurrfarë krimi nuk kanë bërë. Po e them se për gjitha vendosin organet drejtuese dhe e kemi këshillin që vendos për këtë punë”, ka thënë Klinaku për lajmi.net.

    Theksojmë se më 25 shtator Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale, pas bastisjes prej disa orësh që ishte bërë në zyrat e Organizatës se Veteranëve dhe Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ky arrestim i tyre ishte bërë pas publikimit të disa dosjeve që pretendohet se i përkasin Gjykatës Speciale

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim sot për anulimin e orarit të barnatoreve në kryeqytet. Kështu ka bërë të ditur shefi i...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë Qeveria Kurti duhet të marrë parasysh Raportin e DASh-it për Kosovën që është dalë dhe...
    Lajme24 Prill 2024
    Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të vendosura para një viti nga ana e Komisionit Evropian, si...
    Të tjera
    Vip24 Prill 2024
    Adelina Tahiri ditët e fundit u aludua se ishte shtatëzanë, kjo bazuar në fotografitë që postonte. Ajo nuk dha asnjë koment lidhur...
    Lajme24 Prill 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri e ka uruar për datëlindjen e 56 ish-presidentin Hashim Thaçi. Tahiri tha se...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia ka gjobitur shoferët që kanë drejtuar automjete të cilat janë të paregjistruara qe më shumë se 30 ditë. Ata janë gjobitur...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Ministri teknik i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski tha se deri më tani nuk ka pasur shkelje të...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherit edhe kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij. Nga ajo...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Xhamajka ka njoftuar vendimin e saj për të njohur shtetin e Palestinës, duke iu bashkuar 141 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.