Një drejtuese e biçiketës ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën Luan Haradinaj- Prishtinë, raporton FrontOnline.
Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:30, në rrugën Luan Haradinaj- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një biçiklete. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesja e biçikletës”, deklaroi ajo.
Ahmeti tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.