Kronika

Prishtinë, një person kanoset, ofendohet dhe goditet me veturë nga djali i tij

Prishtinë, një person kanoset, ofendohet dhe goditet me veturë nga djali i tij
10:18 | 28 Shtator 2022

Një person dje në Veternik në Prishtinë është goditur me veturë dy herë nga prapa prej djali të tij, pasi ishte kanosur dhe ofenduar me fjalë nga ai.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur dhe është arrestuar.

Tutje, thuhet se prindi është ndier i rrezikuar nga veprimet e djalit të tij, në konsultim me prokurorin janë iniciuar tri raste dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Veterrnik, Prishtinë 27.09.2022 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas shqiptimit të një gjobe për një kundërvajtje në trafik ka kanosur dy viktimat meshkuj kosovar, zyrtar policor. Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK-ja dhe prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. 

Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë

Të tjera