×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: Mbi 100 persona presin rezultatet për COVID 19 sonte

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Në Komunën e Prishtinës ka një javë që tashmë janë rritur rastet e të infektuarve me COVID-19 dhe aktualisht janë edhe 94 raste aktive me COVID-19, ndërkaq priten rezultate për mbi 100 mostra të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

    Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka thënë për Telegrafin se janë duke pritur rezultatet për 80 persona të cilëve u janë marrë mostrat sot dhe disa të tjerëve që u janë marrë mostrat gjatë fundjavës.

    Gashi tha se në bazë të prioritetit, IKSHPK teston ato mostra, duke shtuar se në total janë mbi 100 persona që po presin të dalin rezultatet gjatë ditëve në vijim.

    “Po çdo ditë janë marrë diku 80 apo 100 mostra, ndërkaq ka raste ende nga e premtja, e shtuna dhe e diela që po presin të dalin rezultatet kjo për shkak se testimet bëhen në bazë të prioriteteve. Por, janë mbi 100 raste për të cilat po presim rezultate, përfshirë edhe 80 mostra që janë marrë sot”, tha Gashi për Telegrafin.Drejtori i Shëndetësisë ka thënë se gjendja e të gjithë të infektuarve për momentin është stabile.
    “Kryesisht të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë. Ne kemi vazhdimisht kontakt me ta, i kemi 5 raste duke u trajtuar në Klinikën Infektive, ndërsa rastet tjera janë nëpër shtëpi të tyre, në gjendje stabile”, tha Gashi.

    Ndërkaq, nga data 08 shkurt deri më 14 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.512 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.486 raste, nga të cilët janë 33 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.Ndryshe, Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës, duke pasur parasysh se në javën e fundit ka rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, si Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeria e Arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private, ka rekomanduar që Ministria e Shëndetësisë të mbyllë sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!“Këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtjen e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Problemet në Trepçë vetëm sa janë thelluar. Përveç telasheve madhore e të një pas njëshme me pagat tani minatorët po përballen edhe...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Gazetari i afërm me Lëvizjen Vetëvendosje, Xhevdet Pozhari, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një deklaratë mjaftë interesante. Ai ka shkruar...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar për situatën e ndodhur sot në Kuvend, ku kryeparlamentari Glauk Konjufca,...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare XXI “Prishtina 2030”. Fillimisht me...
    Sport05 Dhjetor 2024
    Sot në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur shorti për kualifikimet e grupmoshave U-17 dhe U-19 për Euro2025. Në bazë të...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Modelja e njohur, Afrona Dika është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo ndan me ndjekësit e saj, momente...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, ka folur për arrestimet e sotme që Gjykata Speciale i bëri në...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Sot, për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Onkologjisë në kuadër të Shërbimit të Radioterapisë, ka filluar aplikimi i metodës...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Driloni e ka pyetur Xuxin pse po dëshiron të prishë marrëdhënien e tij me Sarën. Kjo pyetje u prit me të qeshura...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.