Një person është dërguar mbrëmë në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në rrugë në “Rrugën C”, është goditur nga një veturë në lëvizje e cila është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Organet e rendit njoftojnë se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.