×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinë: Arrestohet një person i dyshuar për grabitjen një institucioni mikrofinanciar

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili është dyshohet ka qenë i përfshirë në një grabitje të armatosur në një institucion mikrofinanciar që kishte ndodhur me datë 8 shkurt në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

    Atë ditë në këtë institucion mikrofinanciar janë grabitur një shumë parash.Arrestimi i të dyshuarit është bërë në lagjen Emshir.

    Tek personi i arrestuar me iniciale D.T, 33 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është gjetur në trup një revole.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e operative me qëllim godijen dhe kapjen e individëve dhe grupeve kriminale që kohëve fundit kanë qenë të implikuar në kryerjen e veprave të grabitjeve të armatosura”.

    “Hetuesit nga njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, konkretizuan sot punën e tyre hetimore e cila rezultoi me arrestimin e një personi i cili dyshohet me bazë të jenë përfshirë në grabitjen e armatosur më datë 08.02.2021 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, me ç’rast nën kërcënimin e armës në një institucion mikrofinanciar janë grabitur një shumë parash. Arrestimi u krye në lagjen Emshir, në Prishtinë, përderisa policët e përfshirë në operacion pas një observimi paraprak ndaluan personin: D.T, mashkull, 33vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetë (në trup) dhe sekuestruar një revole”.

    Policia ka zhvilluar po ashtu edhe një operacion bastisjeje në banesën ku jetonte i dyshuari.Aty është gjetur edhe një revole tjetër dhe gjëra të tjera që sipas policisë mund të jenë në rastet që janë duke u hetuar.

    “Ndërkohë policia ka kryer një operacion bastisjeje dhe ka ushtruar kontrollë të detajuar në një banesë ku jetonte i dyshuari ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj : •Një revole (tjetër) si dhe, •Gjësende të tjera të cilat nga hetimet e kryra nga ana e policisë dyshohet të jenë përdorur në rastet që janë në hetim. Ndaj personit të dyshuar për të cilin është ngritur dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë edhe në disa raste të grabitjeve me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, përderisa po kryhen veprimet vijuese hetimore në procedim të mëtejm të rastit”.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian i ka përsëritur thirrjet të premten që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, në një kohë kur është duke u...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një deklaratë që ai e bëri sot në 11 vjetorin e Marrëveshjes...
    Lajme19 Prill 2024
    Enver Dugolli, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, ka folur për situatën e sigurisë në vend, si dhe për çështjet...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend. Anëtarët...
    Vip19 Prill 2024
    Në shtëpinë e zhurmshe të “Big Brother Vip Albania”, tensionet nuk janë të reja, por duket se mbrëmja e djeshme ka sjellë...
    Sport19 Prill 2024
    Ferizaj ka regjistruar fitoren e tretë rresht, për të vazhduar kryesimin në Grupin të Ligës së Parë. Skuadra e drejtuar nga Arsim...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin...
    Kronika19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit I.R. meqë dyshohet se kishte detyruar një të mitur...
    Lajme19 Prill 2024
    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur “të korruptuar” dhe “mashtrues” kryeministrin Albin Kurti. Përmes një reagimi në facebook, Lekaj thotë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.